Presidenti i SHBA Joe Biden ka mbërritur në Westminster Hall për të nderuar Mbretëreshën Elizabeth II.
BBC shkruan se, Biden u filmua duke u shfaqur në ballkonin me pamje nga arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth, së bashku me gruan e tij, Zonjën e Parë Jill Biden.
Sot është dita e fundit e homazheve për Mbretëreshën, e cila humbi jetën në moshën 96-vjeçare më 8 shtator.
Britania është në zi që pas vdekjes së saj, ndërsa me qindra e mijëra qytetarë qëndrojnë në radhë për orë të tëra për të nderuar Mbretëreshën./Opinion.al