Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden mbron me vendosmëri vendimin për të vazhduar garën presidenciale: Jam personi më i kualifikuar!

2024/07/12 at 4:44 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden mesazh Begajt:SHBA e përkushtuar për të ndihmuar Shqipërinë në fushën kibernetike

Presidenti Joe Biden për gati një orë iu përgjigj me hollësi pyetjeve të gazetarëve të enjten mbi politikën e jashtme, duke mbrojtur me vendosmëri vendimin e tij për të vazhduar garën për president, pavarësisht shqetësimeve rreth gjendjes së tij. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell, Presidenti Biden foli në fund të takimit të NATO-s në Uashington, ku udhëheqësit e aleancës ranë dakord për veprime konkrete për të forcuar aftësinë e Ukrainës për të zmbrapsur sulmet ruse.

Presidenti Joe Biden e dinte se paraqitja para mediave të përgatitura për të bërë pyetje mbi të ardhmen e tij politike do të ishte një sfidë e madhe.

Vetëm disa minuta para fillimit të konferencës së tij për shtypin, ai e ngatërroi emrin e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski me atë të armikut të tij, Presidentit rus Putin.

“Dhe tani dua t’ia jap fjalën Presidentit të Ukrainës, i cili është i guximshëm dhe i vendosur. Zonja dhe zotërinj, Presidenti Putin.”

“Presidenti Putin! Ai do të mundë Presidentin Putin. Presidenti Zelenski! Unë jam shumë i përqëndruar në mposhtjen e Putinit, ne duhet të përqëndrohemi në këtë çështje. Zoti President.”

Të enjten, në fund të një dite të mbushur me takime me udhëheqës të NATO-s, Presidenti Biden në konferencën për shtypin, që zgjati gati një orë, u përpoq të ngrihej mbi gabimet e tij dhe pikëpyetjet mbi aftësinë e tij për të kryer detyrën e Presidentit edhe për katër vjet të tjera, duke u përqëndruar në atë që ai e sheh si sfidën më të madhe të presidencës së tij: mbështetjen për Ukrainës në përballjen e saj me sulmet e Rusisë. Ai mori meritat për atë që ai tha se ishte një sukses.

“Gjatë takimit të kësaj jave, disa krerë shtetesh e bënë të qartë në deklaratat e tyre se falënderojnë Shtetet e Bashkuara dhe mua personalisht për gjithçka që ka arritur NATO”, tha zoti Biden.

Por ai gjithashtu e pranoi që gara presidenciale ka paraqitur sfida për të pas paraqitjes së tij të dobët në debatin e muajit të kaluar me rivalin e tij republikan Donald Trump. Ai e ka vlerësuar paraqitjen në debat si një “gabim trashanik”, por përsëriti besimin e tij se do të fitojë ndaj ish-presidentit Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.

“Mendoj se jam personi më i kualifikuar për të kandiduar për president. E kam mundur atë një herë dhe do ta mund sërish”, tha zoti Biden për ish-Presidentin Trump./VOA

Ju sugjerojmë

Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin
Aktualitet

Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin

6 Korrik, 2025 1:16 pm
Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube
Sport

Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube

6 Korrik, 2025 1:12 pm
Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët
Bota

Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët

6 Korrik, 2025 1:01 pm
Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave
Sport

Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave

6 Korrik, 2025 12:58 pm
Gjenden bimë kanabisi në Shkodër, nisin hetimet për kryepleqtë
Kronikë

Gjenden bimë kanabisi në Shkodër, nisin hetimet për kryepleqtë

6 Korrik, 2025 12:30 pm
Rama: Qendra Shëndetësore Verore në Palasë, çdo ditë në gatishmëri
Aktualitet

Rama: Qendra Shëndetësore Verore në Palasë, çdo ditë në gatishmëri

6 Korrik, 2025 12:24 pm
Khamenei del nga bunkeri,rishfaqet për herë të parë në publik pas luftës me Izraelin
Bota

Khamenei del nga bunkeri,rishfaqet për herë të parë në publik pas luftës me Izraelin

6 Korrik, 2025 12:19 pm
“Doktrina e të papriturës”, si e ka ndryshuar Trump lojën globale të sigurisë
Bota

“Doktrina e të papriturës”, si e ka ndryshuar Trump lojën globale të sigurisë

6 Korrik, 2025 12:06 pm
Rrëzohet avioni gjerman në Austri, 4 të vdekur
Bota

Rrëzohet avioni gjerman në Austri, 4 të vdekur

6 Korrik, 2025 12:01 pm
“Fantazma” që udhëheq Hamasin, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës
Bota

“Fantazma” që udhëheq Hamasin, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës

6 Korrik, 2025 12:00 pm
Para
Vdekja e Navalnyt, Biden: SHBA po shqyrton sanksione shtesë kundër Rusisë

Rritet numri i ligjvënësve demokratë që kërkojnë largimin e Biden nga gara presidenciale

VIDEO/ Mimikat e saj bëjnë xhiron e rrjetit, Meloni-t “i soset durimi” nga vonesa e Biden

VIDEO/ Mimikat e saj bëjnë xhiron e rrjetit, Meloni-t "i soset durimi" nga vonesa e Biden

Qeveria e Kosovës kufizon orarin e punës për disa kategori, shkak temperaturat e larta

Qeveria e Kosovës kufizon orarin e punës për disa kategori, shkak temperaturat e larta

TE FUNDIT

Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin

Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin
6 Korrik, 2025

Temperaturat e larta përkeqësojnë gjendjen shëndetësore tek personat që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor. Mjekja psikiatre Irena Thoma shpjegon...

Lexo më shumë

Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube

Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube
6 Korrik, 2025

Kupa e Botës për Klube nuk sjell vetëm prestigj dhe konkurrencë të nivelit të lartë, por edhe përfitime financiare të...

Lexo më shumë

Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët

Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët
6 Korrik, 2025

Për herë të parë që prej vitit 1923, lumi Sena në Paris është rihapur për publikun për not, duke i...

Lexo më shumë

Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave

Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave
6 Korrik, 2025

Një episod dramatik ka shënuar çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube midis Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, ku talenti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com