Bota

Biden largohet nga Japonia, Koreja e Veriut e “përshëndet’ me 3 raketa balistike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:32 - 25/05/22 |
Opi Nion

Ushtria e Koresë së Jugut bën me dije se fqinji i saj verior testoi në ditën e fundit 3 raketa balistike në rajonin e Sunanit në Penian.

Këto teste raketore, që shumicën e rasteve konsiderohen si provokime dhe tregim force erdhën vetëm një ditë pas vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në rajon, ku premtoi mes të tjerash një forcim të masave kundër Koresë së Veriut.

Japonia konfirmoi se të paktën dy lëshime ndodhën të mërkurën, por pranoi se mund të ketë pasur më shumë.

Ministri japonez i Mbrojtjes Nobuo Kishi tha se raketa e parë fluturoi rreth 300 km me një lartësi maksimale prej rreth 550 km, ndërsa e dyta u ngrit deri në 50 km dhe udhëtoi rreth 750 km.

Kishi kritikoi testet, duke thënë se ato ishin “të papranueshme”, duke shtuar se do të kërcënonte paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Japonisë dhe komunitetit ndërkombëtar.

Pas