Bota

Biden ktheu rezultatin, Trump do të kërkojë rinumërim votash në Uiskonsin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:33 - 04/11/20 |
Al Do

Kampi i fushatës së presidentit Donald Trump thotë se ata do të kërkojnë një rinumërim të votave në Uiskonsin.

“Uiskonsin ka qenë një garë shumë e ngushtë”, thuhet në një deklaratë nga menaxheri i fushatës Bill Stepien. “Ka pasur raporte të parregullsive në disa qarqe të Uiskonsin të cilat ngrenë dyshime serioze në lidhje me vlefshmërinë e rezultateve.”

“Presidenti është brenda pragut për të kërkuar një rinumërim dhe ne menjëherë do ta bëjmë këtë.”

Në Uiskonsin, kandidatëve u lejohet të kërkojnë rinumërim nëse marzhi fitues është një përqind ose më pak.

Nga ana tjetër, zyrtarë të zgjedhjeve në Uiskonsin, thanë më herët se numërimi po shkonte mirë.

Zyrtarët lokalë kanë kohë deri në fund të ditës së sotme për të përfunduar numërimin e votave të tyre përpara se qarqet të fillojnë shqyrtimin e votave. Zyrtarët e qarkut duhet ta përfundojnë atë deri në 17 nëntor dhe më pas të dërgojnë rezultatet e tyre në komisionin e nivelit shtetëror, i cili do të vërtetojë rezultatet në dhjetor, sipas Milwaukee Journal Sentinel.

Një rinumërim do t’i vononte pak rezultatet, por nuk është i paprecedent. Sipas ligjit të Uiskonsin, rinumërimi do të duhet të përfundojë brenda 13 ditëve nga kërkesa./ Opinion.al

Pas