Bota

Biden jep detaje të skemës së re të refugjatëve, si do shkojnë në SHBA ukrainasit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:25 - 21/04/22 |
Opi Nion

Më shumë tani nga Joe Biden, i cili ka folur në Shtëpinë e Bardhë këtë pasdite.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka folur pasditen e sotme nga Shtëpia e Bardhë ku edhe ka njoftuar një program të ri i cili do t’i lejojë ukrainasit që ikin nga lufta me Rusinë të jetojnë përkohësisht në SHBA.

Skema, e quajtur “Bashkohuni për Ukrainën”, do të lejojë ukrainasit me një sponsor amerikan të jetojnë në SHBA deri në dy vjet.

Megjithatë, presidenti Biden thotë se kjo nuk do të sigurojë një rrugë të qartë drejt shtetësisë.

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur një skemë të ngjashme në javët e fundit, duke i lejuar britanikët të hapin shtëpitë e tyre për ukrainasit që ikin nga konflikti.

Deri më tani, mbi pesë milionë ukrainas kanë ikur nga lufta me Rusinë, duke hyrë kryesisht në Poloni, Sllovaki, Hungari dhe Rumani, shkruan BBC./Opinion.al

Pas