Bota

Biden ironizon armëpushimin e shpallur nga Putin: Kërkon të marrë pak frymë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:02 - 05/01/23 |
Opi Nion

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është shfaqur skeptik pas vendimit të liderit rus, Vladimir Putin për të shpallur një armëpushim 36 orësh në Ukrainë, me rastin e Krishtlindjes Ortodokse.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se Putin nuk i ndali bombardimet as më 25 dhjetor dhe as për vitin e ri në Ukrainë, duke vrarë civilë të pafajshëm. Sipas Biden, ky është thjesht një justifikim nga lideri rus për të “marrë frymë” nga lufta që po zgjat përtej parashikimeve.

“Unë hezitoj të komentoj atë që po thotë Putin. Por kjo ishte interesante për mua. Më 25 dhjetor dhe në ditën e Vitit të Ri, ai nuk e kishte problem të bombardonte spitale, çerdhe dhe kisha. Unë mendoj se ai në të vërtetë dëshiron të marrë pak ajër”, tha Biden.

Disa orë më parë, Putin vendosi t’i përgjigjej pozitivisht kërkesës së kreut të Kishës Ortodokse ruse Kirill, për një armëpushim, për të cilin kërkoi që të respektohej dhe nga Ukraina. Kievi zyrtar nga ana e tij e cilësoi një hipokrizi vendimin e kreut të Kremlinit.

Pas