Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden: Brenda korrikut vaksina të mjaftueshme për të gjithë amerikanët

2021/02/17 at 5:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden: Brenda korrikut vaksina të mjaftueshme për të gjithë amerikanët

Në Shtetet e Bashkuara Presidenti Joe Biden tha të martën në mbrëmje se vendi do të ketë më shumë se 600 milionë doza vaksinash të koronavirusit, të mjaftueshme për të vaksinuar “çdo amerikan” deri në fund të këtij korriku. Biden i bëri komentet gjatë një takimi me pyetje-përgjigje në Milluaki të Uiskonsin që u transmetua në rrjetin televiz të lajmeve CNN.

I pyetur nga gazetari Anderson Cooper se kur Shtetet e Bashkuara do të kthehen në normalitet, zoti Biden tha se deri në Krishtlindjen e ardhshme “vendi do të jetë në një rrethanë shumë të ndryshme nga sa është sot”.

Shtëpia e Bardhë njoftoi më herët gjatë ditës së martën se qeveria federale do të rrisë sasinë e vaksinave që shtetet marrin çdo javë nga 11 milionë në 13.5 milionë doza.

Presidenti gjithashtu tha që shtetet duhet t’i japin përparësi mësuesve të shkollave publike në përpjekjet e tyre të vaksinimit si pjesë e një strategjie për mësimdhënie në klasa me kohë të plotë.

Japonia filloi të mërkurën programin e vaksinimit kundër koronavirusit.

Dozat e para u injektuan në një spital të Tokios vetëm disa orë pasi spitali mori një sasi vaksinash të Pfizer-BioNTech-ut.

Rreth 40,000 mjekë dhe infermierë në të gjithë vendin do të marrin dozat e para të vaksinës. Autoritetet kanë si objektiv të vaksinojnë 3.7 milionë punonjës të sistemit shëndetër deri në mars, që do të pasohet me vaksinimin e rreth 36 milionë qytetarë të moshës 65 vjeç e lartë.

Ndërkohë rreth 80 mijë doza të një vaksine të re që lufton COVID-19-n të prodhuar nga kompania amerikane Johnson & Johnson kanë mbërritur në Johanesburg të Afrikës së Jugut, mbrëmjen e së martës. Qeveria do të fillojë vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor më vonë gjatë kësaj javë si pjesë e një studimi.

Vaksina e Johnson & Johnson-it cila merret me një dozë të vetme nuk është miratuar zyrtarisht për përdorim nga asnjë vend, por kompania thotë se rezultatet e një studimi të fazës së fundit tregojnë se ajo është 85% efektive në parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes apo vdekjeve si pasojë e virusit, madje edhe kundër variantit të Afrikës së Jugut./ VOA

Etiketa: covid-19joe bidenshbaVaksina

Ju sugjerojmë

“Lufta” e Trump me Harvardin, i heq lejen për studentët ndërkombëtarë
Bota

“Lufta” e Trump me Harvardin, i heq lejen për studentët ndërkombëtarë

23 Maj, 2025 9:05 am
Bilanci tragjik, 29 fëmijë dhe të moshuar në Gaza kanë humbur jetën nga uria
Bota

Bilanci tragjik, 29 fëmijë dhe të moshuar në Gaza kanë humbur jetën nga uria

23 Maj, 2025 9:03 am
Kritikoi presidentin afrikano-jugor, por Trump gaboi me pamjet
Bota

Kritikoi presidentin afrikano-jugor, por Trump gaboi me pamjet

23 Maj, 2025 9:00 am
Përmbytje shkatërruese godasin Australinë
Bota

Përmbytje shkatërruese godasin Australinë

23 Maj, 2025 8:23 am
Shkolla “s’vlen më”,në bare e restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë
Aktualitet

Shkolla “s’vlen më”,në bare e restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë

23 Maj, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025

23 Maj, 2025 8:20 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 23 maj 2025

23 Maj, 2025 8:06 am
Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

22 Maj, 2025 10:42 pm
Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
-U tha në Opinion

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

22 Maj, 2025 10:38 pm
Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
-U tha në Opinion

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

22 Maj, 2025 10:16 pm
Para
Qytetarët denoncojnë mjekun Edvin Prifti

Qytetarët denoncojnë mjekun Edvin Prifti

VIDEO/ Shpërthehet me tritol kazinoja e ish-presidentit Donald Trump

VIDEO/ Shpërthehet me tritol kazinoja e ish-presidentit Donald Trump

COVID-19 në Greqi, 13 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Greqi, 13 viktima në 24 orët e fundit

TE FUNDIT

“Lufta” e Trump me Harvardin, i heq lejen për studentët ndërkombëtarë

“Lufta” e Trump me Harvardin, i heq lejen për studentët ndërkombëtarë
23 Maj, 2025

Administrata e Donald Trump ka marrë masa të tjera ndaj Harvardit. Trump ka ndaluar universitetin që të regjistrojë studentë ndërkombëtarë. Të...

Lexo më shumë

Bilanci tragjik, 29 fëmijë dhe të moshuar në Gaza kanë humbur jetën nga uria

Bilanci tragjik, 29 fëmijë dhe të moshuar në Gaza kanë humbur jetën nga uria
23 Maj, 2025

Të paktën 29 fëmijë dhe të moshuar kanë humbur jetën nga uria në Rripin e Gazës gjatë dy ditëve të...

Lexo më shumë

Kritikoi presidentin afrikano-jugor, por Trump gaboi me pamjet

Kritikoi presidentin afrikano-jugor, por Trump gaboi me pamjet
23 Maj, 2025

Para disa ditësh presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pati një takim të tensionuar me homologun e...

Lexo më shumë

Përmbytje shkatërruese godasin Australinë

Përmbytje shkatërruese godasin Australinë
23 Maj, 2025

Një përmbytje rekord po vazhdon të godasë Australinë Lindore, duke shkaktuar pasoja të rënda për jetën e banorëve dhe infrastrukturën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com