Bota

Biden autorizon nxjerrjen e rezervave amerikane të naftës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:50 - 13/04/22 |
Opi Nion

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka autorizuar zyrtarisht zhbllokimin e 1 milionë fuçive naftë në ditë nga rezervat strategjike, për të përballuar krizën dhe rritjen e çmimeve të shkaktuara nga lufta mes Ukrainës dhe Rusisë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Biden shpjegon se ky vendim u mor për të përballur rritjen e çmimeve që sipas tij është shkaktuar nga Putin.

Masa e miratuar nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, u shpall për herë të parë në muajin mars dhe konsiderohet si zhbllokimi më i madh në histori i rezervave të naftës së Shteteve të Bashkuara.

Më herët, edhe presidenti Putin pranoi vështirësitë që vendi i tij po has për shkak të sanksioneve dhe u shpreh se nafta dhe energjia ruse do të gjejnë treg tjetër përveç vendeve të Perëndimit.

Pas