Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bici në krye të Kadastrës, porosia e Ramës: Prisni bishtat e korrupsionit

2023/03/11 at 1:30 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bici në krye të Kadastrës, porosia e Ramës: Prisni bishtat e korrupsionit

Krah Artan Lames, Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në një ceremoni zyrtare Dallëndyshe Bicin në krye të Kadastrës. Në fjalën e tij Rama tha se puna e bërë deri më tani është e madhe, por jo e mjaftueshme. Prioritet i prioriteteve tha Rama ndër të tjera do të jetë prerja e bishtave të korrupsionit që lëvizin nëpër zyra.

Kreu i qeverisë tha se sot është koha për një frymë të re, ndërsa paralajmëroi se do të ngrihet në Task Forcë brenda Kadastrës për të gjithë punonjësit që abuzojnë me pozicionin e tyre.

Për kreun e qeverisë synim është që të mbyllen të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës. Sipas kreut të qeverisë duhet të mbyllen të gjitha sportelet dhe çdo shërbim të merret nëpërmjet telefonit.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Sot kemi një bazë nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje që është teknologjia dhe proceset e nisura na kanë dhnë mundësinë të shërbejmë pa radha dhe qytetarët ta kërkojnë shërbimin on line. Por jemi në kushte kur cikli mbetet I hapur sepse përgjigjet jepen ende me letër. Na duhen hapa të shpejtë dhe zgjidhje radikale për të mbyllur procesin.

Kadastra është banka më e rëndësishme e vendit, është banka e pasurive të paluajtshme dhe kërkon që të sillet si e tillë dhe të funksionojë si e tillë, në të gjitha aspektet.  Na takon të kërkojmë shumë më tepër nga vetja cdo ditë. Duhen eleminuar të gjitha zonat ndarëse, s’ka më me zona e me cifligje e sfera influence.

Kadastra dhe i gjithë personeli duhet të hyjë tërësisht pas ekranit dhe të zhvillojë gjithë veprimtarinë e vet. Do duhet një bashkëpunim shumë i ngushtë me AKSHI-n që procesi të marrë një tjetër vrull dhe të hyjë në një tjetër fazë. Duhet patjetër që të merren masa shumë serioze lidhur me bishtat e të keqes në institucion, të pisllëkut dhe korrupsionit që janë të kudondodhur në kadastër.
Një nga detyrat, të merret me një task forcë të brendshme për të cuar aty ku e kanë vendin të gjithë ata që kanë luajtur për interesa të tyre.
Duhet bashlëpunim edhe me prokurorinë, që ka të bëjë më korrupsionin e të kaluarës. Që prodhon edhe sot AMTP që jepen tani e pretendohet se janë dhënë në ‘91, ndaj duhet të përfshijë edhe institucione të tjera në mes.

Fenomeni i nxjerrjes dhe i kokëdaljes së AMTP në prona të konsoliduara, është një fenomen që nuk duhet të lejohet të marrë formë. Duhet një punë intensive për të trajtuar problemin e përcartjeve të institucioneve lidhur me legalizimet dhe për procesin e dhënies në dorëzim të tokave që janë jashtë rruzullit të 7501.

Duhet në fund të ditës future në punë shërbimi satelitor që puna e kadastrës të marrë dimension teknologjik. Problematika bazë e kadastrës mbetet stabiliteti I burimeve njerëzore dhe cilësia, kërkohet që kadastra të vijojë të blindohet për të mos lejuar influencat e jashtme. Nuk duhet t’i shkojë kujt në mend se Kadastra është një zyrë punësimi. Përgjegjësia është e përgjithshme por edhe politike, ndaj është pjesë e punës së përbashkët ku përgjegjësinë kryesore e ka qeveria.

Për të gjithë ata që punojnë në administratën shtetërore, lidhur me trimërinë dhe frikën. Dëgjoj se janë trembur dhe kanë frikë të firmosin, s ka askush pse të ketë frikë nëse zbaton ligjin.
Procesi i perpjekjes per te vendosur disa pika mbi ‘i’, në raport të zyrtarëve me ligjin duhet të trembi ata që duan ti bëjnë ligjit bisht. Cdo bishtnim në sistemet dixhitale të kadastrës për të bërë truke, dhe do futje e të keqes pas shpinës së shteti nuk do tolerohet. Do ndiqet si prioriteti i prioriteteve.

Një task forcë speciale do ngrihet menjëherë për të prerë bishtat e korrupsionit që lëvizin në zyrat e kadastrës. Ju kemi premtuar njerëzve prona të sigurta dhe shërbimet do i marrin pa lëvizur nga vendi, duke nxjerrë celularin dhe duke e pasur ne telefon pronën e tyre. Është bërë një punë e madhe por e pamjaftushem, ndaj duhet të shkojmë më tutje.

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Ikën nga Kadastra, Lame: Vetëm me Ramën mund të bëhej reforma

Ikën nga Kadastra, Lame: Vetëm me Ramën mund të bëhej reforma

Vuçiç: Rrezikojmë izolimin nëse nuk pranojmë planin franko-gjerman

Vuçiç: Shpresoj se do e vizitojë Kosovën deri në fund të vitit

U arrestua për mashtrim, Gjykata liron ish-zyrtaren

U arrestua për mashtrim, Gjykata liron ish-zyrtaren

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com