Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria po planifikon që Biblioteka Kombëtare dhe Kampusi i ri Universitar të ndërtohen nëpërmjet Partneritetit Publik-Privat.
“Si do ta ndërtojmë ne Bibliotekën Kombëtare? Do t’i lëmë librat të kalben në tokë? Biblioteka kërkon më shumë se teatri. Si do ta ndërtojmë ne Kampusin e ri Universitar? Do të ftojmë investitiorët. Këtë e duam tani se nuk do të presin gjeneratat sa të mbledhim ne lekët”, u shpreh Rama.
Rama u shpreh gjithashtu se PPP-të nuk janë shpikje e tij personale, por një mënyrë për të realizuar më shpejtë projektet./Opinion.al