Beyonce është rikthyer në qendër të vëmendjes së showbizit botëror, pas zërave të shumtë që flisnin për një shtatzëni të mundshme të këngëtares. Nëpërmjet një postimi ne instagram Beyonce ka lajmëruar për pritjen e ëmbël, kështu ajo ka shuar të gjithë zërat dhe thashethemet dhe ka pohuar se është në pritje të dy binjakëve.
“Ne duam të ndajmë dashurinë dhe gëzimin tonë me ju. Jemi bekuar dy herë radhazi. Jemi shumë mirënjohës që familja jonë do të shtohet me dy fëmijë dhe ju falenderojmë për urimet tuaja”, ka shkruar Beyonce.
Këngëtarja, e cila nga martesa shumë vjeçare me Jay Z ka një vajzë, është përfolur edhe më herët për dëshirën për të pasur një fëmijë të dytë, por ja që do të ketë edhe dy të tjerë./opinion.al