Ndonëse kanë kaluar 10 vjet që nga koha kur këngëtari Kanye West i ndërpreu fjalimin falënderues për çmimin këngëtares Taylor Swift në ndarjen e çmimeve “VMA”, sërish vijon të komentohet në media.
Këtë herë është diskutuar reagimi i këngëtares Beyonce, pasi asokohe West u ngrit dhe u shpreh se videoja “Single Ladies” e Beyonce ishte më e mira nga të gjitha.
Mësohet se pas atij momenti Beyonce ka shpërthyer në lot pasi është ndjerë keq njësoj si Taylor, e cila ndodhej në skenë.
Ndërkohë personazhe të tjerë që e kanë kritikuar veprimin e tij kanë qenë të shumtë si këngëtarja Pink, e cila theksoi se Kanye prishi një nga momentet më të bukura të Taylor, pranimin e një çmimi./Opinion.al