Një betoniere raportohet se ka dalë nga rruga pak momente më parë në fshatin Fush Bull.
Mësohet se betonierja i përkiste një firmë ndërtimi dhe për shkak të një defekti teknik, ka ndodhur dhe aksidenti.
Raportohet se për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, 60-vjeçari Th.Zh.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Në fshatin Fush Bull, betonierja e një firme ndërtimi, që drejtohej nga shtetasi Th. Zh., rreth 60 vjeç, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi Th. Zh., i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të betonieres.