Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Betohen oficerët e rinj të Policisë, Balla: Objektivi ynë kryesor ta bëjmë Policinë e Shtetit institucionin më të besuar në vend

2024/04/13 at 12:50 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Betohen oficerët e rinj të Policisë, Balla: Objektivi ynë kryesor ta bëjmë Policinë e Shtetit institucionin më të besuar në vend

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ka uruar suksese 96 studentëve të diplomuar në programin “Bachelor” nga Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, si dhe 31 ekspertëve të Policisë për funksione të veçanta, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Akademinë e Sigurisë.


Në të morën pjesë edhe deputetë të Komisionit të Sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm  i DPPSH, pedagogë, përfaqësues të misioneve të asistencës së vendeve partnere, familjarë të studentëve e të ftuar të tjerë.

Gjatë fjalës së përshëndetjes, Ministri theksoi se “synimi është ta vendosim Policinë e Shtetit në krye të institucioneve më të besueshme. Për mua objektivi është që Policinë e Shtetit të jetë institucioni më i besuar në vend.”

Më tej ai nënvizoi se “sondazhet publike tregojnë një rritje të mbështetjes te policia. Kjo vjen edhe për shkak të suksesit të disa prej operacioneve kombëtare të ndërmarra nga Policia e Shtetit, si “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”. Policia e Shtetit ka treguar dhe vazhdon të tregojë, me rezultate, me operacione konkrete, se është një partner i besueshëm, së pari për qytetarët e po ashtu për agjencitë ligjzbatuese vendase dhe të huaja.”

Duke folur rreth sfidave që mund të ndeshin punonjësit e rinj në radhët e Policisë së Shtetit, Balla theksoi fort ruajtjen e integritetit njerëzor e profesional dhe mposhtjen e tundimit për t’iu nënshtruar paligjshmërisë.

“Ata punonjës të Policisë së Shtetit që bëhen mburojë apo i ofrojnë mbështetje krimit dhe paligjshmërisë së çdo lloji, i kanë ditët dhe orët të numëruara. Ata nuk përfaqësojnë Policinë e Shtetit dhe do japin llogari pa shumë vonesë përpara drejtësisë. Është në interesin publik dhe të Policisë së Shtetit që rruga e këtyre elementëve të ndahet sa më parë, njëherë e përgjithmonë nga rruga e Policisë së Shtetit. Ne kemi nisur një proces të thellë të vetëpastrimit të policisë për të pasur qoftë në drejtim, por edhe në rolin bazë, jo vetëm punonjësit më profesionistë, por ata më më shumë integritet. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit komunikoi rezultatin e një operacioni tjetër të suksesshëm, ndoshta më i madhi në natyrën e vet zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri, ku falë punës hetimore të Policisë së Shtetit, jo vetëm që është goditur një grup i strukturuar kriminal me veprimtari brenda por edhe jashtë Shqipërisë, por si çdo rast, janë goditur edhe ata që nga brenda Policisë së Shtetit i shërbejnë krimit,” u shpreh Balla.

Ai më tej u vuri në dukje se “reformimi dhe vetëpastrimi i brendshëm, investimet në teknologji e infrastrukturë, angazhimi i qeverisë dhe Kryeministrit Rama, për të mbështetur rritjen e pagave në mënyrë të ndjeshme, duke filluar nga 1 korriku, janë hapa të rëndësishëm në synimin tonë për të pasur një shërbim policor për Shqipërinë, kampione të Ballkanit, edhe sa i përket sigurisë publike.”

Në fund të fjalës së tij, Ministri i Brendshëm u bëri një apel të oficerëve të rinj që të mos tradhtojnë gjakun e dëshmorëve të policisë dhe idealet e parimet drejtuese të organizatës.

“Ju ftoj të mos i tradhtoni kurrë idealet dhe parimet që udhëheqin dhe, edhe nëse mjedisi përrreth mund t’ju tundojë për të bërë të kundërtën. Ju ftoj të mos i tradhtoni kurrë dëshmorët e Policisë së Shtetit dhe gjakun e tyre dhe t’ju them se forca nuk vjen nga aftësitë fizike por ajo vjen nga vullneti i pamposhtur.

Uroj që të udhëhiqeni përherë nga parimet e ligjshmërisë, integritetit, të respektit për uniformën, për qytetarët, në detyrën tuaj. Të ndërgjegjshëm mbi ndikimin dhe rëndësinë që veprimet tuaja si punonjës të Policisë së Shtetit do të ketë mbi dhe për jetën e atyre që u shërbeni dhe për imazhin e organizatës,” theksoi ndër të tjera Ministri Balla.

Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku në fjalën e tij siguroi oficerët e rinj për mjedisin e ngrohtë shoqëror e profesional në gjirin e Policisë së Shtetit “shpreh kënaqësinë për nivelit në rritje të interesit të të rinjve tanë për t’iu bashkuar familjes sonë, dhe në frymën e ligjit të ri të Policisë së Shtetit që pritet të miratohet se shpejti do të jenë të mirëpritur në gjirin tonë, ku do të gjejnë gjithë ngrohtësinë shoqërore dhe profesionale që organizata jonë ofron për çdo koleg të ri!”

Oficerëve të rinj të diplomuar nga programi “Bachelor”, u jepet menjëherë grada nënkomisar dhe pasi të marrin emërimet e reja, pritet të kontribojnë cilësisht në parandalimin dhe luftën kundër krimit.

Specialistët e fushave të veçanta si kimi, biologji, IT, 31 gjithsej, do të shërbejnë në funksione specifike dhe shumë rë rëndësishme për rendin dhe sigurinë.

Në fund të ceremonisë, u shqiptua formula e betimit për të gjithë të rinjtë që tashmë janë pjesë integrale e Policisë së Shtetit, e cila është akti formal i përkushtimit ndaj uniformës, ligjit dhe në shërbim të qytetarëve.



Ju sugjerojmë

Aktualitet

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

9 Qershor, 2025 11:09 am
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

9 Qershor, 2025 11:04 am
Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun
Aktualitet

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

9 Qershor, 2025 10:55 am
Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?
Bota

Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?

9 Qershor, 2025 10:45 am
“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli
Aktualitet

“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli

9 Qershor, 2025 10:44 am
Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa
Kronikë

Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa

9 Qershor, 2025 10:38 am
Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…
Aktualitet

Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…

9 Qershor, 2025 10:31 am
Para
SPAK sekuestron apartamentin e ish-kreut të Bashkisë Lushnjë

SPAK sekuestron apartamentin e ish-kreut të Bashkisë Lushnjë

Karantinim vetëm për francezët, Parisi kritikon vendimin e Britanisë

Zona rreth Kullës Eifel “zonë krimi”? Policia: Po e fitojmë luftën ndaj banditëve

Të shpallur në kërkim për drogë, arrestohen dy persona në Durrës

Të shpallur në kërkim për drogë, arrestohen dy persona në Durrës
















TE FUNDIT

9 Qershor, 2025

‘Në Durrës, arkitekti i mirënjohur spanjoll Toni Girones po punon për riprojektimin e shkollës së re “Gjergj Kastrioti” pas zbulimit...

Lexo më shumë

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
9 Qershor, 2025

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, ministri i Drejtësisë së...

Lexo më shumë

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
9 Qershor, 2025

Zgjedhjet e 5 qershorit për presidenten e re të Urdhrit të Psikologut, nxorrën si fituese Brunilda Labovitin. Pavarësisht këtij rezultati,...

Lexo më shumë

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
9 Qershor, 2025

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com