Mëngjesin e sotëm janë betuar 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, që u përzgjodhën para dy ditësh. Ceremonia e betimit u zhvillua në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Anëtarët e zgjedhur janë; Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Emona Muci, Asim Vokshi, Gentian Medja, Esmeralda Ceka, Alma Kolgjoka.
Përzgjedhja e gjyqtarëve u bë përmes një shorti që u hodh dy ditë më parë në prani të përfaqësuesve të partive politike edhe mediave.
Pas betimit të tyre do vendoset konstituimi i KZGJ, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor. Tetë gjyqtarët do të shqyrtojnë mosmarrëveshjet, të cilat mund të lindin mes palëve pas zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021./ Opinion.al