Kryesore

Betimi i gjyqtarëve, reagon Presidenca: Ky ligj u miratua në errësirë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:09 - 13/02/20 |
Opi Nion

Presidenca ka reaguar një ditë pasi Kuvendi kaloi ligjin sipas te cilit betimi i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të bëhet vetëm para Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi shkruan se përse ky ligj nuk ka transparencë  dhe se është miratuar vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë.

Ndërkohë, pasditen e sotme pritet që Presidenti Ilir Meta të reagoj në lidhje më lëvizjen e mazhorancës.

Reagimi

Të nderuar kolegë gazetarë! Kam marrë shumë pyetje nga ju, lidhur me ligjin që ka kaluar Kuvendi dje në mbrëmje vonë, nëse është apo jo në shkelje të Kushtetutës.

Së pari dua të shpreh çudinë e madhe që ky ligj miratohet në errësirë të plotë, vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, të thirrur nga vetë Kuvendi, që tregon një mungesë serioziteti të plotë, panik për ngut dhe fakt të kryer.

Pra KAP ÇFARË TË KAPËSH.

Së dyti, për ne tashmë çudi përbën vetëm fakti kur ndonjëherë Kuvendi kalon ndonjë ligj që respekton Kushtetutën, pasi dhunimi sistematik i saj është kthyer në rregull.

Por sot paradite jemi të fokusuar te takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.

Ndërsa pasdite ju premtoj se Presidenti do të kuvendojë me ju direkt nga Presidenca, dhe me të gjithë shqiptarët, për qëllimin e vërtetë të ligjit për KRYEKÇK-në./Opinion.al

Pas