Mazhoranca tërhiqet nga ligji për mekanizmin zhbllokues në betimin e gjyqtarëve kushtetues, që kishte miratuar më herët, duke pranuar dekretin e Presidentit Meta që e ktheu për rishqyrtim këtë nismë ligjore, me arsyetimin e cenonte kompetencat e tij kushtetuese.
Mazhoranca u shpreh se nuk tërhiqej nga nisma por kishte vendosur të pranonte këshillën e Komisionit teVenecias, që sugjeronte vendosjen e mekanizmit zhbllokues në Kushtetute.
Komisioni i Ligjeve rrezoi dekretin tjetër të Presidentit që lidhej me betimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe atyre të SPAK.