Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beteja për zgjedhjet e lira

2016/08/24 at 3:47 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush po i çon Ambasadorët në mbledhjet e partive?

Nga Blendi Fevziu
Mbarimi i pushimeve dhe fillimi i sezonit të ri politik, e fut Shqipërinë në një vit elektoral. Në Qershor priten zgjedhjet e rradhës dhe shqetësimi për to, është edhe shqetësimi kryesor në vend dhe jashtë. Zgjedhjet e fundit lokale dëshmuan se standarti i tyre ishte i dëmtuar rëndë, jo vetëm përmes mungesës së plote të barazisë së të gjitha forcave në zgjedhje, por mbi të gjitha përmes cënimit të votës së lirë dhe blerjes së saj. Sms e një vajze nga Vora që ishte frenuar dhunshëm të votonte për herë të parë në jetën e saj, e lexuar në emisionin Opinion, u bë cështje në të gjitha diskutimet e ekspertëve ndërkombëtarë. Ajo që ndodhi më Vorë dhe në Lezhë, vlen të merret si manual i mungesës së zgjedhjeve të lira dhe i dhunimit të tyre, përmes presionit financiar, presionit shtetëror e madje edhe dhunës direkte. Madje në Vorë dhe në Lezhë, presioni nuk erdhi nga vetë kandidatët që ishin korrekt, por nga forca e tyre politike. Duke bashkuar me shqetësimin për zgjedhjet e fundit edhe atë që ndodhi në zgjedhjet e pjesshme në Korçë në shtator 2013, alarmi për Qershorin do të jetë edhe më i madh. Pak javë ma parë Basha deklaroi se beteja për zgjedhjet e lira do jetë beteja e rradhës e opozitës. Në fakt, beteja për zgjedhjet e lira, është një betejë fondamentale për një vend demokratik. Për fatin tonë të keq, zgjedhjet nuk po stabilizohen prej vitesh. Sot, ne jemi vendi i vetëm, absolutisht i vetëm në Europë që ende nuk pranojmë zgjedhjet ose nuk kemi besim në standartin e tyre. Për t’i dhënë fund kësaj historie qesharake, politika duhet të bëjë ç’është e mundur për të gjetur një zgjidhje përfundimtare. E para, zgjedhjet e pjesshme të Dibrës duhet të jenë parathënia e zgjedhjeve të ardhshme të Qershorit. Çdo tentativë për të deformuar ato, është një paralajmerim serioz për atë që pritet të ndodhë në qershor. Edhe pse më problematike zgjedhjet qenë në zonat ku kandidonte LSI dhe sot raportet e PD me LSI janë më miqësore, sërish situata nuk ka një zgjidhje përfundimtare. Opozita duhet të ketë gati një paketë masash, që vlejnë jo vetëm për këto zgjedhje, por më afatgjatë. Të kushtueshme apo jo, masat që duhet të marrë qeveria në marrëveshje me opozitën duhet të jenë të tilla, që askush më, asnjëherë, të mos kontestojë zgjedhjet. Që Shqipëria ta mbyllë këtë kapitull dhe askush të mos besojë se ja kanë vjedhur votat, por ka humbur dhe askush të mos besojë se mund të mbetet në pushtet realisht me vota të vjedhura. Dhe kur them vjedhje, kam parasysh këtu çdo formë të saj, përfshi edhe blerjen e votës. Pa një votë të lirë nuk do ketë kurrë një sistem demokratik, por një regjim politik ku dy të ngjashme do zëvendësojnë njëra – tjetrën.
Blendi Fevziu


Etiketa: dibetLSIPDpsZgjedhjet e lira


Ju sugjerojmë

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
Bota

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

6 Qershor, 2025 8:53 am
58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
Aktualitet

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

6 Qershor, 2025 8:35 am
Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Aktualitet

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

6 Qershor, 2025 8:29 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Para
Qeveria rrit 7% taksat e pronave dhe të siguracionit të makinave

Me një rënë të lapsit kompanitë rrisin siguracionin e makinave me 30 mijë lekë

Gjermani/Rrufeja godet fushën e futbollit, ja numri i viktimave

Rrufe të frikshme godasin Këlcyrën, ngordhin 80 krerë bagëti

Lëvizjet e dyshimta brenda Shqipërisë të vrasësit të dyfishtë

Lëvizjet e dyshimta brenda Shqipërisë të vrasësit të dyfishtë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
6 Qershor, 2025

Si të përgatitemi për një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump? Kjo është ndoshta pyetja që çdo kryetar shteti...

Lexo më shumë

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
6 Qershor, 2025

Ulja e pragut të të ardhurave dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore e...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
6 Qershor, 2025

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një...

Lexo më shumë

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
6 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë, në ditën e Kurban Bajramit. Përmes një mesazhi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com