Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beteja për Teatrin/ Robert Ndrenika: Rama si Erdogani! Derhemi paralajmëron grevë urie

2018/06/11 at 9:16 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Beteja për Teatrin/ Robert Ndrenika: Rama si Erdogani! Derhemi paralajmëron grevë urie

Ministria e Kulturës, Qeveria dhe me gjasë parlamenti shqiptar e kanë vulosur një herë e përgjithmonë shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Por artistët nuk kanë hequr dorë nga teatri i tyre, madje, duket se tani fillon rezistenca e vërtetë. Gjatë një takimi të improvizuar mbrëmjen e së dielës u bë thirrje për mbrojtjen e teatrit deri në grevë urie.


Aktori Robert Ndrenika e krahasoi Kryeministrin Rama me Erdoganin, ndërsa aktori Arben Derhemi tha se teatri do të mbrohet me gjak. Aktori Neritan Liçaj tha me bindje se nuk do të lejohej asnjë pëllëmbë e truallit të teatrit, ndërsa u bëri thirrje deputetëve të votojnë me zemër dhe jo si numër apo teserë partie.

Regjisori Robert Budina akuzoi Presidentin e Republikës, kryetarin e Kuvendit, por edhe kryetarin e opozitës, se premtimet e tyre dhe mbështetja që u kanë dhënë, ishin gënjeshtra.


Robert Ndrenika: “Kjo që ka ndodhur ishte e papritur për komunitetin teatror. Ishte e papritur për mua. S’marr vesh çfarë po ndodh. Kemi qenë te Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit që na ka dhënë plotësisht të drejtë, opozita është me ne dhe jam shumë i bindur që ka shumë nga Partia Socialiste që janë me ne, por nuk flasin. Nuk flasin se kanë hallet e tyre. Këtu u bë puna si te ‘Tre Musketierët’, ku Kardinali Reshelje më vete dhe të mbretit më vete. Nuk ka lezet kështu, në vitin 2018. Unë them që edhe Prokuroria ta shohë këtë punë, ta hetojë. Përse duhet ta marrë “Fusha shpk”, se ka dhe “Kodra shpk”…, ç’janë këto preferenca? Të vjen keq që nuk e kanë përfillur fare komunitetin teatror, përveç Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Kuvendit, kurse Kryeministria na ka përbuzur. Duhet të hyjmë në bisedime, nuk vazhdohet me gjëra arbitrare. Vetëm Erdogani i bën këto punë”.

Arben Derhemi: Nuk ka më vend për të qenë njerëzorë. Nuk ka më vend që të jemi ne që takojmë opozitën apo Presidentin e Republikës. Ne duhet të marrim në dorë fatet e këtij teatri. Ky teatër nuk do të shembet. Një diktator, një uzurpator ‘allalla o rezil, o katil allalla/ shtroni udhën me hithr’e me shtog turfanda’. O kryeministër, që të gënjen mendja se je dikush dhe që mendon se mund të bësh ç’të duash me Teatrin Kombëtar. Të gjithë bashkë do shkojmë deri në grevë urie. Vetëm kur të kalojnë mbi trupat tanë do të shembet Teatri Kombëtar. Nuk e kuptoj ku janë aktorët e tjerë të teatrit. Çfarë prisni që t’ju bëjë më shumë drejtori juaj, çfarë prisni t’ju bëjë më shumë Kryeministri juaj? Deri ku do shkojmë? Do na përdhunojnë ndonjë ditë. Nuk ka më vend për tolerancë. E vetmja rrugë është lufta. Merrni hunjtë dhe ky teatër do mbrohet me gjak, do apo s’do Kryeministri shqiptar. Do të mbrojmë të gjithë bashkë historinë e këtij vendi, atë që kemi dashur dhe do të duam gjithnjë, që të mos thonë maqedonasit që na thonë shpellarë. Populli i Tiranës të mbështesë Teatrin Kombëtar deri në akte sublime, deri në grevë urie”.

Etiketa: artistederhemiNdrenikarevoltëteatri kombetar


Ju sugjerojmë

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

22 Gusht, 2025 9:49 pm
GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Kryesore

Rrëzimi i kërkesës për ta liruar nga qelia, Meta: Më mbajnë në burg pa asnjë provë!

22 Gusht, 2025 9:30 pm
Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët
Aktualitet

Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët

22 Gusht, 2025 7:49 pm
Tiranë/Plagosja e 21-vjeçarit,blutë:Autorët i shkuan në shtëpi,e goditën me shishe..
Aktualitet

Tiranë/Plagosja e 21-vjeçarit,blutë:Autorët i shkuan në shtëpi,e goditën me shishe..

22 Gusht, 2025 7:02 pm
AMA miraton ndryshimet e rregullores së autorizimeve
Aktualitet

AMA miraton ndryshimet e rregullores së autorizimeve

22 Gusht, 2025 6:52 pm
Krimi në Greqi, ja e  shkuara problematike e 40-vjeçarit shqiptar që vrau gruan
Aktualitet

Krimi në Greqi, ja e shkuara problematike e 40-vjeçarit shqiptar që vrau gruan

22 Gusht, 2025 6:15 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK:Nën hetim 14 zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë, mes tyre tre deputetë dhe një …

22 Gusht, 2025 5:40 pm
Situata e zjarreve në vend, 13 vatra në orët e fundit
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 13 vatra në orët e fundit

22 Gusht, 2025 5:07 pm
“Air Albania”, linja ajrore që mban gjallë flamurin shqiptar në qiell
Aktualitet

“Air Albania”, linja ajrore që mban gjallë flamurin shqiptar në qiell

22 Gusht, 2025 3:42 pm
Situata energjetike, Balluku:  Konsumi i energjisë është rritur me 2.2%
Aktualitet

Situata energjetike, Balluku: Konsumi i energjisë është rritur me 2.2%

22 Gusht, 2025 3:27 pm
Para
Foto/ Punimet në rrugë, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Foto/ Punimet në rrugë, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Marina Fara dorëzohet nga dashuria, prezanton për herë të parë partnerin

Marina Fara dorëzohet nga dashuria, prezanton për herë të parë partnerin

Sherr masiv në qendër të Firencez, plagoset rëndë një shqiptar

Vrasja makabre e vajzës shqiptare në Itali: Pasi e rrahën e hodhën nga makina
















TE FUNDIT

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë
22 Gusht, 2025

Një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë, që udhëtonte nga ujëvarat e Niagarës drejt New York, ka pësuar një aksident...

Lexo më shumë

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt
22 Gusht, 2025

Autoritetet amerikane kanë vendosur të rishikojnë të gjithë 55 milionë vizat e të huajve sa jetojnë në këtë vend me viza të vlefshme amerikane, shpjegoi...

Lexo më shumë

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi
22 Gusht, 2025

Zyrtarë të Listës Serbe janë pritur në një takim në Serbi nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe,...

Lexo më shumë

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
22 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi” në Vlorë. Një shtetas 33 vjeç...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com