Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Beteja nuk mjaftoi”, Basha flet pas humbjes: Nuk dorëzohemi

2021/04/27 at 7:48 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Zgjedhje 2021
Kohë leximi: 2 min
A A
“Beteja nuk mjaftoi”, Basha flet pas humbjes: Nuk dorëzohemi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë pasditen e sotme një dalje mediatike.

Gjatë fjalës së tj Basha ka pranuar humbjen, teksa është shprehur se nuk do të dorëzohen.

“Të dashur shqiptare dhe shqiptarë, vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj,

Teksa muzgu i kësaj mbrëmje po bie mbi qytetet dhe fshatrat tona, mbi malet dhe luginat e Shqipërisë, një tjetër hije po avitet në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve anembanë këtij vendi dhe kudo ku ndodhen.  A është ky muzgu i shpresës dhe ëndrrës për ndryshim, për Shqipërinë demokratike normale dhe të zhilluar, për Shqipërinë Europiane.  Kemi shumë vite që luftojmë për demokracinë  U deshën shumë vite që të rrëzonim regjimin komunist, por ne ja dolëm. Ia dolëm sepse jemi njerëz të fortë, jemi një popull që beson tek demokracia.  Beteja jonë për demokraci ka vijuar pandërpreë çdo cast, çdo ditë, anembanë Shqipërisë.  

Edhe këto muaj, ne luftuam për demokracinë. Unë besova se falë fuqisë së mrekullueshme të popullit tonë ne do fitonim dhe do ti kthenim Shqipërisë demokracinë.

Por këtë herë kjo nuk mjaftoi.Nuk mjaftoi sepse këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë.  

Ne hymë në këtë betejë jo me një kundërshtar politik, por me një regjim që bëri gjithçka për ta shkatërruar garën e ndershme elektorale.Ata ndryshuan kushtetutën dhe kodin zgjdhor duke thyer të gjithë rregullat. Dhjetëra mijëra vota të pavlefshme, numri më i madh ndonjëherë dhe dy herë më shumë sesa diferenca mes dy palëve.

Miliona euro të hedhura për të realizuar blerjen më të madhe industriale të votës duke shkaktuar deformimin më të madh të vullnetit të zgjedhësve.  Ata përdorën milionat e koncesioneve të korruptuara,  vodhën të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë, përdorën kriminelët dhe bandat, kërcënuan dhe shantazhuan votuesit, administratën, gazetarët dhe median duke e bërë edhe më të madhe masakrën elektorale. Edi Rama ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë hapur me përfaqësues të krimit si Tom Doshi që kanë gjithë botën demokratike kundër. Ai kandidoi përsëri përfaqësuesit e krimit në listat e tij.  

Dhe pavarësisht gjithë kësaj – ne sollëm një arritje të madhe për demokracinë në Shqipëri. Ne u bëmë më të fortë. Ne jemi më të vendosur se kurrë.  

Kushdo që mendon se ne do të dorëzohemi – nuk na njeh mirë! Ne do të vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë. Ne do vazhdojmë të luftojmë me gjithçka kemi për demokracinë.  

Do vazhdojmë të luftojmë deri në fitore, sepse misioni ynë është më i madh se të gjithë ne. Po u dorëzuam ne, Shqipëria ska më asnjë mundësi. “- tha Basha./Opinion.al

Etiketa: 25 prillBashahumbjezgjedhje

Ju sugjerojmë

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

6 Shkurt, 2026 9:49 pm
Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
Kryesore

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

6 Shkurt, 2026 8:06 pm
Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
Sport

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

6 Shkurt, 2026 8:01 pm
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
Bota

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

6 Shkurt, 2026 7:52 pm
Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein
Bota

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein

6 Shkurt, 2026 7:49 pm
Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”
Politikë

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”

6 Shkurt, 2026 7:22 pm
Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
Aktualitet

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

6 Shkurt, 2026 6:04 pm
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Kronikë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

6 Shkurt, 2026 5:42 pm
Para
“Përdorën milionat e koncesioneve”, Basha: Rama bashkëpunon me Tom Doshin

“Përdorën milionat e koncesioneve”, Basha: Rama bashkëpunon me Tom Doshin

Mbyllja e dosjes 184, PD ankimon vendimin e Prokurorisë

PD shkresë KQZ, ja çfarë kërkojnë nga Celibashi

Mbyllet numërimi, Durrësi ndahet me PS dhe PD, LSI asnjë mandat

Mbyllet numërimi, Durrësi ndahet me PS dhe PD, LSI asnjë mandat

TE FUNDIT

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
6 Shkurt, 2026

Pas një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin...

Lexo më shumë

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
6 Shkurt, 2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot nga Foltorja me demokratët e degëve 8 dhe 10, se vendimi i Gjykatës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com