Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar sot se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 44 pacientë.
Ministria njofton se në shërbimin Infektiv aktualisht janë të shtruar 35 persona , nga të cilët 5 janë në terapi intensive.
Po ashtu, njoftohet se aktualisht në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, i cili do të ndjekë rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 9 pacientë të shtruar, prej të cilëve 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar.
Sakaq, 22 raste të reja me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit./Opinion.al