Kryesore

“Beteja e “Stalingradit” ka filluar”, Meta: T’i japim fund qeverisjes së qafirëve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:24 - 27/07/22 |
Opi Nion

Kryetari i organit drejtues të Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se “beteja e “Stalingradit” për të shpëtuar Shqipërinë ka filluar”.

Ndër të tjera ai u shpreh se qeverisja e qafirëve do të marrë fund.

U thoni gjithë shqiptarëve beteja e Staligradit për të shpëtuar të ardhmen e Shqipërisë në luftën kundër kancerit që jo vetëm shpopullon dhe vjedh shqiptarët në mënyrë të qëllimshme, ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Ka përfunduar kjo gjë, qeveria ka ikur, lëri këto përrallat se bënin disa si pseudo opozitarë. Këta vjedhin edhe me firmat e atyre të shkretëve që kanë ikur në botën tjetër.

Një meritë të jashtëzakonshme ka pasur opozita e gjumit për largimin e popullsisë. Kanë ikur sepse s’kanë pasur shpresë, nuk do njeri që të ikë nga ky vend kaq i bekuar. Revolucioni do triumfojë që liria të mbizotërojë e t’i japim fund qeverisjes së qafirëve”,-tha Meta.

Pas