Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beteja e Burkinit

2016/09/08 at 11:00 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Beteja e Burkinit

Nga Ian Buruma


Londër – Ka pasur shumë debate kohët e fundit në lidhje me një grup të vogël grash myslimane, që zgjedhin të lahen në plazhet franceze me një veshje të veçantë që u mbulon kokën (jo fytyrën), dhe pjesën më të madhe të trupit. Kjo veshje – e ashtuquajtur burkini – u shpik në vitin 2004 nga një grua australo-libaneze e quajtur Aheda Zaneti, për t’iu mundësuar edhe grave myslimane me një kod të rreptë veshjeje, të notojnë apo të luajnë në sporte të ndryshme para publikut. Ajo nuk e dinte se shpikja e saj do të gjeneronte një debat kombëtar.

Ngatërresa filloi kur kryetarët e bashkive në disa qytete jugore bregdetare franceze ndaluan përdorimin e burkinit në plazhet e tyre. Një foto groteske bëri shpejt xhiron e botës, ku 3 policë francezë, njëri prej tyre me një automatik në shpinë, po detyronin një grua myslimane të mbuluar me burkini të zhvishej në një plazh të Nisës. Edhe pse ndalimi tanimë është shfuqizuar nga gjykata më e lartë e Francës, ai është ende në fuqi në disa vendpushime bregdetare.

Dhe në fakt polemika është larg fundit.

Ish-presidenti francez, Nikolas Sarkozi, i cili tani po kandidon për një mandat të ri, e ka quajtur së fundmi burkinin një “provokim” dhe shenjë të “islamizimit të shfrenuar”.  Me të njëjtën zemëratë kryeministri Manuel Vals e ka cilësuar ekspozimin e gjinjve, një simbol të lirisë republikane në Francë. Tek e fundit, përfundoi ai, a nuk qe Mariana, femra simbol e Republikës së Francës, e përshkruar zakonisht me gjinjtë e saj të dalë?

Ka pak dyshime se kundërshtimi i Sarkozisë ndaj burkinit është tërësisht oportunist. Debati paraqet edhe një mundësi për të nxitur paragjykimet kundër një pakice jo të pëlqyer, me shpresën e mbledhjes së votave nga ekstremi i djathtë i Frontit Kombëtar të Marin Lë Penit, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017. Por, në një traditë që përfshin shekuj të tërë zelli misionar evropian, oportunizmi i tij ka qenë i fshehur në terma morale: “Ne nuk i burgosim gratë pas pëlhurës”.

Sarkozi kërkon të na bëjë të besojmë se ndalimi i burkinit, ka si synim real të çlirojë gratë myslimane nga kufizimet primitive të vendosura nga burrat autoritarë myslimanë, ashtu si sundimtarët kolonialë britanikë që dikur çliruan vejushat indiane të besimit Hindu, nga detyrimi për të djegur veten të gjalla dhe shoqëruar bashkëshortët e tyre në vdekje.

Kjo pasqyron një prirje më të gjerë, e cila ka fituar mbështetje që nga fundi i shekullit të kaluar, për të akomoduar retorikën anti-myslimane në gjuhën e të drejtave të njeriut, a thua të drejtat e barabarta për gratë apo homoseksualët të qenë zakone të lashta perëndimore, të cilat duhet të mbrohen kundër fanatizmit të huaj fetar.

Në versionin e historisë që paraqet Vals, lakuriqësia publike është një traditë e vjetër franceze dhe shenjë e lirisë. Me sa duket, për të qenë plotësisht francezë, gratë si Mariana dikur duhet të nxirrin jashtë gjoksin. Megjithatë, në shekullin XIX, kur Mariana u shndërrua në një simbol të Republikës së Francës, lakuriqësia qe e pranueshme vetëm në një formë të idealizuar, në pikturat apo skulpturat e hyjnive greke, si dhe heroinat e tjera legjendare. Qe korrekte t’ia ngulje sytë gjoksit të një Mariane të pikturuar lakuriq apo Venusit; por që një grua e vërtetë të tregonte qoftë edhe një pjesë të këmbës së saj, cilësohej një gjest shumë i pahijshëm.

Sigurisht, në ditët e sotme, këto sjellje janë të rralla në botën perëndimore. Pra, edhe pse versioni i historisë së Valsit mban anë, mund të thuhet se edhe myslimanët evropianë që këmbëngulin se gratë e besimit të tyre duhet të mbulohen janë patetikë – sidomos duke pasur parasysh se gratë nganjëherë kanë pak zgjedhje në këtë çështje.

Në të vërtetë, në disa zona emigrantësh, gratë myslimane ndjehen të detyruara të mbulojnë kokën, në mënyrë që burrat myslimanë të mos i shohin ato si prostituta, dhe kështu të mund t’i ngacmojnë. Por nuk ndodh gjithmonë kështu. Në fakt, disa gra myslimane zgjedhin të veshin një hixhab dhe në raste të rralla burkini. Çështja është nëse shteti duhet të përcaktojë se çfarë duhet, apo s‘duhet të veshin qytetarët.

Përgjigja e republikanit francez është se njerëzit mund të veshin çdo gjë që ata duan në jetën e tyre private, por duhet të shfaqen në përputhje me rregullat laike në publik. Por gjatë viteve të fundit, këto rregulla janë aplikuar më rreptësisht për myslimanët, sesa për pjesëtarët e ndonjë besimi tjetër. Unë nuk kam dëgjuar që ndonjë polic të ketë detyruar gratë ortodokse hebreje të zbulojnë kokat, duke hequr parukën e tyre.

Disa mund të argumentojnë se hebrenjtë ortodoksë nuk janë përgjegjës për masakrat në emër të fesë së tyre. Dhe kjo është e vërtetë. Por supozimi se gratë me burkini janë të gjitha terroriste potenciale është i sforcuar. Një grua e shtrirë në një plazh me rroba banje në trup, është ndoshta personi që ka më pak të ngjarë të fillojë të qëllojë me armë, apo shpërthejë ndonjë bombë.

Sa për argumentin se gratë myslimane kanë nevojë që shteti t’i çlirojë nga burrat myslimanë, të cilët i detyrojnë të mbulojnë kokën apo trupin, pyetja është nëse ia vlen të privosh gratë e tjera nga zgjedhjet e tyre, për të dalë në publik në këto mënyra. Unë jam i prirur të dyshoj se jo. Mënyra më e mirë për të ndihmuar gratë të shpëtojnë nga autoritarizmi i brendshëm, është t’i inkurajosh ato të jenë pjesëmarrëse në jetën publike, si në shkolla, zyra apo plazhe.

Është më mirë që një grua të arsimohet e mbuluar me shami, sesa të mos arsimohet fare. Për disa funksione publike, është krejtësisht legjitime t’u kërkohet njerëzve të tregojnë fytyrën. Disa punë kërkojnë një kod të caktuar veshjeje. Kompanitë private mund të insistojnë tek rregullat e tyre; s’ka nevojë për një legjislacionin kombëtar. Imponimi i tepërt i konformitetit nga ana e shtetit, mund të sjellë në fakt efektin e kundërt nga ajo që synohet.

Detyrimi i njerëzve për t’iu përmbajtur një identiteti të përbashkët, nxit këmbënguljen rebele tek dallimet. Nuk është mirë t’u thuhet njerëzve me emrin Fatima apo Muhamed se ata janë francezë, dhe se duhet t’u përmbahen normave të përcaktuara nga Sarkozi apo Vals, në qoftë se ata nuk trajtohen si të barabartë me njerëzit e quajtur Nikolas apo Marin. Mbajtja e shamisë, mjekrës, apo e një kostumi banjoje mund të jetë një mënyrë e padëmshme, që njerëzit e poshtëruar të mbrojnë krenarinë e tyre. Hiqjani atë krenari, dhe shamia apo mjekra mund të bëhen me shpejtësi më të padëmshme.

Shqipëruar dhe botuar nga www.bota.al me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate – The Battle of the Burkini

 

Etiketa: betejaburkinilonder


Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Sulmet izraelite vrasin 72 persona në Gaza/Trump: Bëni marrëveshjen e paqes!

29 Qershor, 2025 10:23 am
Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive

29 Qershor, 2025 10:08 am
Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri
Bota

Çfarë mësimesh ka nxjerrë Turqia nga lufta midis Izraelit dhe Iranit?

29 Qershor, 2025 9:55 am
(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..
Rajoni

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..

29 Qershor, 2025 9:30 am
Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik
Bota

Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik

29 Qershor, 2025 9:15 am
Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit
Bota

Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit

29 Qershor, 2025 9:06 am
Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën
Aktualitet

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën

29 Qershor, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Aktualitet

Moti sot me temperatura të larta / E Diela për plazh

29 Qershor, 2025 8:30 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 29 qershor 2025

29 Qershor, 2025 8:10 am
Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Para
Video-Tani në Opinion/ Gazetari Biçaku: “Djali që u vetëvra në Rinas kishte në çantë një fustan femre”

Video-Tani në Opinion/ Gazetari Biçaku: "Djali që u vetëvra në Rinas kishte në çantë një fustan femre"

Ilir Meta: Nuk më ka shkuar mendja të rrëzoj Edi Ramën

Ilir Meta: Nuk më ka shkuar mendja të rrëzoj Edi Ramën

Europiani 2016, kërcënim për sigurinë: 90. 000 persona të angazhuar

Një grua godet me thikë një polic në Paris
















TE FUNDIT

Sulmet izraelite vrasin 72 persona në Gaza/Trump: Bëni marrëveshjen e paqes!

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
29 Qershor, 2025

Donald Trump, presidenti amerikan ka bërë thirrje sërish për një marrëveshje paqeje për luftimet në Gaza, por mbetet e paqartë...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive

Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
29 Qershor, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 58 vatra zjarri, nga të cilat vetëm një mbetet ende aktive. Nga raportimet ...

Lexo më shumë

Çfarë mësimesh ka nxjerrë Turqia nga lufta midis Izraelit dhe Iranit?

Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri
29 Qershor, 2025

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit mund t’i ketë heshtur raketat për momentin, por ka nxitur një vetëanalizë strategjike në Ankara....

Lexo më shumë

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..
29 Qershor, 2025

Në  Beograd në kryeqytetin serb, policia është përplasur me një turmë të madhe protestuesish që kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com