Në tre muajt e parë të këtij viti, në të gjithë botën, të paktën 800 persona kanë humbur jetën për shkak të dezinformimit për koronavirusin.
Një studim i botuar në Gazetën Amerikane të Mjekësisë Tropikale dhe Higjenës, thotë se rreth 5.800 njerëz shkuan në spital si rezultat i informacioneve të rreme në mediat sociale, raporton BBC.
Shumë prej tyre humbën jetën nga pirja e metanolit ose produkteve të pastrimit të bazuar në alkool, pasi besuan se produktet ishin një ilaç për virusin.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë më parë se lajmet e rreme për COVID-19 po përhapen po aq shpejt sa vetë virusi, me teori konspirative, thashetheme dhe stigma kulturore, që të gjitha duke kontribuar në vdekje dhe lëndime./Opinion.al