Mediat italiane raportojnë se nënshkrimi i një kontrate mes presidentit të FSHF-së Armand Duka dhe teknikut Edi Reja duket e largët, pas shkarkimit të Panuccit.
Veç teknikut 73-vjeçar, një tjetër emër që përmendet është dhe ai i Luigi De Kanios. Ish-trajneri i Udineses ishte një pretendent i fortë edhe për të pasuar De Biasin, por atëherë garën e fitoi Panucci.
Krahas italianëve, zgjidhja mund të vijë edhe me një ish të Kombëtares. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin dhe kapitenin e kuqezinjve, Besnik Hasin, i cili aktualisht është i papunë dhe do të mirëpriste një ftesë për të drejtuar kuqezinjtë.
Gjakovari ka qenë një alternativë për të drejtuar Shqipërinë edhe para se të ulej në stol De Biasi, por atëherë presidenti i Anderlechtit nuk e lejoi të pranonte ofertën e Dukës.
Ndërkohë kuqezinjtë po mendojnë për ndeshjen e radhës, atë me Andorrën. Ndaj këtij kundërshtari kemi luajtur vetëm në miqësore ku numërojmë 2 fitore dhe 1 humbje./Opinion.al