Bota

Besimtarët në radhë për homazhet e Papa Benediktit XVI



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:30 - 02/01/23 |
Opi Nion

Qindra besimtarë po qëndrojnë në radhë për të hyrë në Bazilikën e Shën Pjetrit për të bërë homazhe për Benediktin XVI.  Bazilika u hap në orën 9.

Trupi i Ratzinger do të ekspozohet për tre ditë, deri në funeralin që do të mbahet të enjten më 5 janar.

Transferimi i trupit nga manastiri “Mater Eçlesiae” në bazilikë u bë privatisht në orën 7,  ndërsa mbërritja në Bazilikë në orën 7.15. Rituali i shkurtër, i kryesuar nga Mauro Gambetti, kryeprifti i bazilikës së Shën Pjetrit, zgjati deri në orën 7.40. Më pas përfundoi përgatitja e Bazilikës për ardhjen e besimtarëve për të vizituar Papa Emeritus.

“Presidenti i Republikës Sergio Mattarella bëri homazhe për Benediktin XVI në orën 8.50, përpara hapjes së bazilikës së Vatikanit” për publikun, tha për ANSA famullitari i San Pietro don Agnello Stoia.

Edhe kryeministrja Giorgia Meloni bëri homazhe për Papa Emeritus. Bashkë me të nënsekretari në presidencën e këshillit Alfredo Mantovano dhe ministri i Bujqësisë Francesco Lollobrigida./Opinion.al

 

 

Pas