Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:26 - 31/07/20 |
Al Do

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Sipas traditës, nis herët, me faljen e namazit, por që në kushtet e pandemisë është falur jo në shesh, por nëpër xhami.

Autoritetet myslimane i kanë bërë thirrje besimtarëve që të mbajnë maska, të ruajnë distancën nga njëri tjetri dhe të mos hyjnë në xhami në grup.

Besimtarëve iu është kërkuar që marrja e abdesit të kryehet në shtëpi, pasi është ndaluar përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve në xhami.

Ceremonia qendore e Kurban Bajramit, ku i pranishëm ishte dhe kryetari i Komunitetit Mysliman, Hoxhë Bujar Spahiu, u zhvillua në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë, ndërkohë që falja e Namazit ishte në 06:30, ndërsa Hytbeja e Kurbanit në 06:35.

Gjatë faljes, kreu i KMSH, tha se ky vit do të mbahet mend gjatë tek besimtarët për shkaka të pandemisë që ndali dhe kryerjen e haxhit dhe mbledhjes mes njëri tjetrit për të festuar. Spahiu theksoi se dashuria dhe shpirti i sakrificës mund të tregohet edhe në mënyra të tjera nga besimtarët myslimanë duke respektuar edhe masat e pandemisë.

Dua t’ju përcjell urimet më të mira dhe falënderojmë Allahu pacit nga mëshira dhe bereqeti i zotit. Sot gjendemi në ditën e begatë të Kurban Bajramit ku atmosfera shpirtërore ndodhet anë e mbanë. Qofshit  të gëzuar me të afërmit e zemrës tuaj. Haxhi është pjesë e pandarë e besimtarëve myslimanë, ku është kulmi i përkushtimit fizik, por këtë vit për shkak të pandemisë mungesa e kësaj do të mbesë gjatë në mendjen e besimtarëve. Besimtarët e mirë mund të nxjerrin mesazhet e duhura dhe të kuptojmë urtësinë e zotit në këtë drejtim. Sot do të kryejmë faljen e kurbani Bajramit dhe kush ka mundësinë dhe therjen e kurbanit. Sot duhet ti jemi zotit mirënjohës që të gëzojmë dhe të tjerët me këtë festë me shpërndarjen e kurbani. Kjo nënkupton dashurinë dhe gatishmërinë e  myslimanëve për të qenë aty në nevojë”, tha Spahiu. /Opinion.al

Pas