Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele qindra besimtarë janë drejtuar në Katedralen e Shën Palin për të kremtuar një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit kristian, atë të ngjalljes së Krishtit.
Në meshën e shenjtë të drejtuar nga arqipeshkvi metropolitan i dioqezës Tiranë- Durrës, drejtoi mesazhet për me shumë paqe dhe shpresë.
Dhe lutjet e qytetarëve në këtë ditë të shenjtë shkuan për më shumë begati dhe prosperitet.
Mesha e Pashkës u mbajt edhe në Shkodër.
Besimtarë të shumtë u mblodhën edhe në katedralen e “Shën Nikollës” në Lezhë.
Mesha që simbolizon ngjalljen e Krishtit u mbajt edhe në Durrës dhe në Lushnje.
Festa e Pashkës për besimtarët simbolizon forcën e jetës mbi vdekjen dhe të keqen dhe kjo ditë përmbyllet në një drekë familjare./tvklan