Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Besim dhe skepticizëm për hapjen e negociatave

2019/04/27 at 8:50 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Besim dhe skepticizëm për hapjen e negociatave

Vlerësimet e fundit të Komisionit Europian që “Shqipëria i ka bërë mjaftueshëm mirë detyrat e shtëpisë” konsolidojnë shpresat e optimistëve. Ndërkohë faktorë të tjerë si zgjedhjet europiane ngrenë pikëpyetje mbi përbërjen dhe prioritetet e institucioneve të reja të BE: Parlamentit dhe Komisionit të ri Europian, që do të dalin pas zgjedhjeve në muajin e ardhshëm.


Skeptikët dhe pesimistët i kthejnë sytë tek kriza aktuale politike në Shqipëri, që në fakt, ka nxjerrë në pah dobësi të sistemit demokratik dhe shkujdesje ndaj vlerave europiane si dialogu dhe kompromisi. Konfererenca në Berlin për Ballkanin Perëndimor, e organizuar nga kancelarja gjermane Merkel dhe Presidenti francez Macron, më 29 Prill, ngjall pritshmëri që ajo të ndalet edhe në situatën aktuale në Shqipëri, përderisa në qendër të saj do të jetë stabiliteti dhe zhvillimi i mirë i rajonit. Krizës politike në Shqipëri nuk i mungon potenciali i destabilitetit.

Gjipali: Besim në hapjen e negociatave

Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiuv i organizatës “European Movement Albania – EMA” është optimist se Këshilli Europian do të marrë një vendim pozitiv për Shqipërinë.

“KE ka rekomanduar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Shqipëria ka realizuar “detyrat e shtëpisë” në atë nivel që e bëjnë të mundur hapjen e negociatave, nga pikëpamja e procesit politik dhe teknik. Vetë Këshilli Europian vendosi vitin e kaluar ta shtyjë për sivjet marrjen e vendimit, por duke njohur progresin e arritur. Shqipëria nuk ka bërë hapa mbrapa që KE të ketë një qëndrim tjetër. Këtë realitet pozitiv e ka vënë në dukje sivjet edhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn. Procesi është shumë kërkues pas hapjes së negociatave, kur fillojnë reformat europianizuese, që do ta ҫojnë Shqipërinë drejt pranimit” thotë për DW, Gledis Gjipali.

Por optimizmi i tij është i përmbajtur përballë rezultateve të panjohura të zgjedhjeve europiane. “Vendimi i Këshillit Europian do të reflektojë përbërjen në Parlamentin e ri Europian, nëse do të ketë rritje të numrit të forcave populiste dhe qëndrimeve kundër zgjerimit të BE . Këto do të ndikojnë tek vendimmarrja e Këshillit Europian,”thekson ai.

Rakipi: Koha e ndarjes nga trashëgimia konfliktuale

Dr. Albert Rakipi, Drejtor i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare është skeptik lidhur me marrjen e një vendimi pozitiv nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave.

”Shqipëria nuk është gati për të hapur negociatat. Sistemi politik nuk funksionon. Parlamenti është jashtë funksionit, opozita është jashtë sistemit, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka dialog mes qeverisë dhe opozitës. Protestat e vazhdueshme mund të ҫojnë në destabilizim, zgjedhjet lokale pa opozitën kanë rrezikun e gjenerimit të destabilitetit. Ruajta e statusquo-së është e dëmshme. Ka ardhur koha që Shqipëria të ndahet nga trashëgimia konfliktuale e tranzicionit, nga zgjedhjet e kontestuara, nga përdorimi i parave të drogës dhe ndikimi i të fortëve. BE duhet të heqë dorë nga stabiliteti në Shqipëri në kurriz të vlerave evropiane të demokracisë, sepse ky lloj stabiliteti nuk është i qëndrueshëm”, thotë për DW, Albert Rakipi.

Ai mendon se situata në Shqipëri dhe ecuria e procesit për hapjen e negociatave do të jenë pjesë e axhendës së Konferencës për Ballkanin Perëndimor, më 29 prill në Berlin, edhe pse jo temë qëndrore.

Normaliteti politik dhe procesi zgjedhor – të rrezikuara në Shqipëri

Analisti i pavarur në Tiranë, Aleksandër Çipa, nuk beson që negociatat do të hapen. “Parlamenti Europian ka përcaktuar dy tregues të rëndësishëm për avancimin e Shqipërisë në procesin e afrimit me BE: normalitetin politik dhe procesin e mbarë zgjedhor, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Të dy këta tregues aktualisht janë shumë të rrezikuar. Braktisja e parlamentit nga opozita ka kosto të drejtpërdrejtë në procesin e integrimit europian. Është provë e paqëndrueshmërisë së demokracisë institucionale në Shqipëri: Klasa e saj politike ndodhet në një moment kthimi pas”, thotë Aleksandër Çipa.

Lidhur me pritshmëritë nga Konferenca e Berlinit mbi Ballkanin Perëndimor, më 29 prill, ai mendon se do të këmbëngulet në forcimin e shtetit ligjor në BP, do të vlerësohet Reforma në Drejtësi në Shqipëri dhe do të kërkohet një proces zgjedhor sipas standarteve ndërkombëtare, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Çështjet e përbashkëta në rajon do të përqëndrohen në inkurajimin e nismave që zgjidhin mosmarrëveshjet historike dhe ҫojnë drejt forcimit të kohezionit rajonal dhe sidomos në dialogin Kosovë – Serbi dhe gjasat për arritjen e marrëveshjes mes tyre, duke patur parasysh deklaratat konsekuente të kancelares Merkel për mosndryshimin e kufijve.

“Konferenca do të vlerësojë kapacitetin e BP për të tejkaluar mosmarrëveshjet historike, duke u nisur nga kapërcimi i problemeve mes Greqisë dhe Maqedonisë. Çështje tjetër mendoj se do të jetë kontributi diplomatik i rajonit për stabilitetin, marrëveshjet mes vendeve të tij në kontekstin gjeopolitik të rajonit”, thekson Aleksandër Çipa./ BURIMI: DW



Ju sugjerojmë

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë
-U tha në Opinion

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë

19 Maj, 2025 11:46 pm
Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal
-U tha në Opinion

Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal

19 Maj, 2025 11:31 pm
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

19 Maj, 2025 10:14 pm
Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë
Politikë

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik

19 Maj, 2025 10:05 pm
KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan
Aktualitet

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

19 Maj, 2025 9:57 pm
Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”
Bota

Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”

19 Maj, 2025 9:49 pm
Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat
Aktualitet

Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat

19 Maj, 2025 9:34 pm
Biseda Trump-Putin, liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish
Bota

Biseda Trump-Putin, liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish

19 Maj, 2025 9:26 pm
Ngjarja e rrallë,i vdekuri ‘ngrihet’ prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin
Aktualitet

Ngjarja e rrallë,i vdekuri ‘ngrihet’ prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin

19 Maj, 2025 9:12 pm
Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash
Aktualitet

Aksident në Tiranë, 15-vjeçari përplas për vdekje me makinë të moshuarin

19 Maj, 2025 8:54 pm
Para
Urimi për Pashkët, Janullatos: Shpresa fiton mbi padrejtësitë

Urimi për Pashkët, Janullatos: Shpresa fiton mbi padrejtësitë

Charlize Theron flet për fëmijët: Dua të jenë krenare për vendin e tyre

Charlize Theron flet për fëmijët: Dua të jenë krenare për vendin e tyre

Air Albania nis fluturime nga aeroporti më i madh në botë

Air Albania nis fluturime nga aeroporti më i madh në botë
















TE FUNDIT

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë
19 Maj, 2025

Adea Pirdeni, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin si dhe zëvendës kryenegociatore, flet në “Opinion” në Tv Klan...

Lexo më shumë

Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal

Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal
19 Maj, 2025

“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur”, kështu është shprehur ministrja e Shtetit për Administratën, Adea Pirdeni për Samitin e Komunitetit Politik Europian...

Lexo më shumë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
19 Maj, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar për telefonatës së bërë midis dy homologëve të tij, Donald Trump dhe Vladimir...

Lexo më shumë

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik

Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë
19 Maj, 2025

Demokratja e Partisë Demokratike,  Jorida Tabaku ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave preferenciale në qarkun e Tiranës, nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com