Beshiktash-Skënderbeu do të luhet sot në orën 19:00 në stadiumin “Ataturk Olimpik” të Stambollit. Kjo është ndeshja e parafundit për fazën e grupeve të Ligës së Europës, teksa do të transmetohet direkt nga “Supersport” dhe TVSH.
Gjyqtar do të jetë polaku Pavel Gil, i cili dy vite më parë drejtoi takimin historik të korçarëve ndaj Nefçi Bakusë, në atë kualifikim pas kohës shtesë në Ligën e Kampioneve. Asistentë të Gil do të jenë Piotër Sadzuk dhe Marcin Borkovski.
Interesimi i mediave turke pas mbërritjes së Skënderbeut të martën në mbrëmje në Stamboll, ka qenë shumë i madh. Skuadra është shoqëruar gjatë gjithë kohës në aeroport dhe deri në momentin kur lojtarët hipën në autobus, pas kontrollit të pasaportave, nga një numër i konsiderueshëm televizionesh dhe gazetarë të së përditshmeve turke.
Ky interesim vjen edhe prej emrit që mban skuadra dhe paralelizmit që turqit bëjnë me heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun.
BESHIKTASH: Zengin, Bek, Rodolfo, Gulum, Kojbashi, Hutçinson, Ozjakup, Tore, Soza, Kuarezma, Gomez; Trajner: Senjol Gynesh
SKËNDERBEU: SHehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Abazi, Lilaj, Eskuerdinja, Latifi, Berisha, Olainka, Salihi’ Trajner: Mirel Josa
GJYQTAR: Pavel Gil