Ish-ministria e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se po kandidon për kryetare komune në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Shahini deklaroi se do të garojë në zgjedhjet lokale për komunën e Prishtinës.
“Është një qytet kryesisht i mbuluar me beton, pa hapësira të mjaftueshme të gjelbra, kryesisht i papastër dhe jo shumë cilësor për fëmijët. Prishtinës i duhet një ndryshim radikal dhe një kahje tjetër zhvillimi. Unë dua të jem pjesë e këtij ndryshimi, andaj në vjeshtë do të garoj për kryetare të komunës në zgjedhjet lokale 2025”,tha Shahini.
Kujtojmë se Besa Shahini ka qenë pjesë e qeverisë “Rama 2”.
Ajo mori detyrën si ministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë në vitin 2019.