Kryesore

BERZH propozon që të të rinjtë shqiptarë paguhen për të votuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:10 - 11/11/20 |
Al Do

Të rinjtë shqiptarë shprehin indiferencë për të votuar në krahasim me moshat më të vjetra, ndërsa mosha mbi 55 vjeç ka pjesëmarrje rekord në votime, në krahasim me të gjitha shtetet europiane.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Raportin e Tranzicionit të publikuar së fundmi gjeti se pjesëmarrja në votime e personave mbi 55 vjeç në Shqipëri ishte 90%, më e larta në Europë. Pas Shqipërisë, renditen Greqia, Gjeorgjia, Republika e Kirgistanit.

Nga të rinjtë, midis moshës 18-35 vjeç, pjesëmarrja më e lartë është në Turqi dhe më pas në Shqipëri, me më shumë se 60% (shih grafikun). BERZH ka marrë në analizë 43 vende.

Raporti vë në dukje se mosmarrja pjesë e të rinjve në votime ndikon negativisht në cilësinë e demokracisë dhe e pengon ndryshimin.

Angazhimi i ulët elektoral i të rinjve pasqyron zhgënjimin nga politika. Në një sondazh në Mbretërinë e Bashkuar, 61% e të rinjve të anketuar menduan se ata kishin pak ose aspak ndikim në vendimet që ishin marrë në emër të tyre nga politikanët.

Dominimi i votuesve më të vjetër në sondazhe paragjykon më tej vendimmarrjen në favor të tyre (duke supozuar, natyrisht, që politikanët përfaqësojnë interesat e atyre që votojnë për ta), duke çuar në një rreth vicioz ku votuesit e rinj injorojnë demokracinë dhe nga ana tjetër, injorohen prej saj.

Ky lloj hendeku i votimit mund të jetë vërejtur në pothuajse të gjitha ekonomitë, përfshirë vendet me nivele të larta e pjesëmarrjes së përgjithshme të votuesve (siç janë ekonomitë nordike), duke sugjeruar a mungesa e zgjidhjeve të lehta.

BERZH sugjeron disa opsione që t’i bëjnë të rinjtë aktivë në votime. Një mundësi është votimi i detyrueshëm, që rrit pjesëmarrjen mes njerëzve në grupe të margjinalizuara.

Një opsion është ta bësh votimin të detyrueshëm dhe ta zbatosh atë. Në Australi, Belgjikë dhe Luksemburgu, për shembull, ku është votimi i detyrueshëm, duke zbatuar me gjoba, nivelet e pjesëmarrjes janë më të larta.

Kur gjashtë shtete australianë prezantuan votimin e detyrueshëm, normat e pjesëmarrjes u rritën. Anasjelltas, kur Holanda braktisi votimin e detyrueshëm në vitin 1970, pjesëmarrja ra ndjeshëm.

Ndërkohë, në pesë vende të Amerikës Latine me votim të detyrueshëm, rregullat nuk zbatohen për të moshuarit, dhe nivelet e pjesëmarrjes në ato vende priren të bien pasi pjesëmarrja nuk kërkohet më.

BERZH sugjeron se, votimi i detyrueshëm mund të shihet nga votuesit e zhgënjyer si, përpjekje tjetër për t’i taksuar ata.

Një alternative tjetër është, të paguash të rinjtë për të votuar

Një alternativë për ndëshkimin e jovotuesve është shpërblimi për shembull, duke dhënë një kredi tatimore të rikthyeshme (ose një kartë debiti të parapaguar).

Në fakt në fillim të shekullit të katërt para Krishtit, Athina prezantoi pagesa për shtresat e margjinalizuar që të marrin pjesë në forume publike.

Disa eksperimente kanë treguar se stimuj të tillë mund të ndryshojnë sjelljen e votimit. Në një eksperiment të tillë në Kaliforni. Pagesa e 25 dollarëve amerikanë ngriti pjesëmarrjen me 5% në zgjedhjet e komunës. Për më tepër, është treguar se njerëzit që votojnë njëherë kanë më shumë gjasa të votojnë përsëri./ Burimi: Monitor

Pas