Ekonomia shqiptare do të rritet me 3. 5 % gjatë vitit 2017. Të njëjtën masë rritje do të ketë edhe Kosova, ndërsa ekonomitë e vendeve të tjera të rajonit të Europës Juglindore do të rriten me rreth 4 %. Të dhënat janë bërë të ditura në raportin e muajit nëntor të Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Për vendin tonë BERZH mbajti të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike për dy vitet e fundit, gjatë 2016 dhe 2017 përkatësisht 3.3 % dhe 3.5%. Sipas porttit në rajonin e Europës juglindore, performacën më të mirë, për këtë vit, pritet ta arrijë Rumania, me 4.8% dhe më pas vjen Mali i Zi me 4%.
Sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Prodhimi i Brendshëm Bruto në Kosovë parashikohet të rritet me 3.5%, gjatë këtij viti, nga 3% që ishte vlerësimi i mëparshëm. Edhe për vitin 2017, rritja ekonomike në Kosovë pritet të jetë po 3.5%./BW