Aktualitet

Beruka: Çdo rast i dyshuar është testuar, testi nuk bëhet për qokë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:48 - 03/04/20 |
Opi Nion

Kryeinspektorja për shëndetin në Tiranë, Areti Beruka, është shprehur se testimet janë bërë aq sa është parë e nevojshme.

Kryeinspektorja për shëndetin në kryeqytet dha edhe këshilla për përdorimin e maskave dhe dorezave.

“Çdo rast i dyshuar, është testuar. Ne bëjmë teste për diagnozë, jo për depistim. I jemi përmbajtur kësaj gjëje, testi nuk bëhet për qokë. Çdo vend ka model të vetin. Kitet e shpejta ende nuk janë të validuara nga OBSH-ja. Ka kompani që shprehen se do të realizojnë ekzaminime të shpejta, por kitet e ekzaminimeve të shpejta nuk janë certifikuar ende. Maska e thjeshtë duhet të përdoret nga 3-8 orë, jo me ditë të tëra. Maskat dhe dorezat duhen përdorur për pazar ose kur shkon diku që do të mbash radhë. Ndërkohë, është e domosdoshme të përdoren gjithmonë nëse kemi një familjar që është pozitiv me koronavirus”, theksoi Beruka./ Opinion.al

Pas