Pas ndarjes nga lidhja 12 vjeçare me Francesca Paskale, ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni ka nisur një histori të re dashurie me 30-vjeçaren Marta Fasina.
Revista javore Chi, publikoi një foto të ish-kryeministrit me pushime në vilën Certosa në Sardenjë, ndërsa ai është duke ecur me partneren e tij, me të cilin ka një diferencë të madhe moshe, rreth 53 vjet.
Marta Fasina është anëtare e partisë Forza Italia që është themeluar dhe drejtohet nga 83-vjeçari, Berluskoni që prej vitit 1994.
E diplomuar në Filozofi në universitetin La Sapienza të Romës, ajo ka punuar në zyrën e shtypit të Milanit dhe më pas në fondacionin Milan. Duket që ka qenë pikërisht Adriano Galliani që e ka futur në ‘Botën’ e Berluskonit.
E veshur me një fustan të gjatë, ish modelja dhe tani deputete, shfaqet me ish-kryeministrin italia dorë për dore./Opinion.al