Pronari i Monza, Silvio Berlusconi, gjatë darkës së Krishtlindjes së ekipit të tij, u bëri futbollistëve një premtim që ka shkaktuar shumë polemika.
Berlusconi theksoi se nëse lojtarët do të arrijnë të fitojnë ndaj një prej ekipeve të mëdha në ndeshjet e ardhshme, ai do u sjellë një autobus plot me prostituta.
“Kemi gjetur një trajner të mirë, simpatik dhe të aftë për të motivuar futbollistët tanë. Edhe unë kam kontribuar në motivimin e tyre sepse u kam thënë që nëse fitojnë ndaj Milanit, Juventusit ose ndonjë tjetër skuadre të madhe në ndeshjet e ardhshme, do t’i sjell një autobus plot me prostituta”, tha Presidenti i Monzës, mes të qeshurave të të pranishmëve.
? Silvio #Berlusconi show alla festa di #Natale del #Monza ? pic.twitter.com/Ws7OXxZbcv
— Nicolò Schira (@NicoSchira) December 13, 2022