Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berlini shton një miliard euro për refugjatët

2023/05/11 at 10:28 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berlini shton një miliard euro për refugjatët

Gati tetë orë zgjati të enjten në mbrëmje takimi mes shefave të landeve dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz. Pas shumë ndërprerjesh u arrit më në fund një kompromis.  

Qeveria Federale në Gjermani premtoi të japë këtë vit një miliard euro më shumë për strehimin dhe trajtimin e refugjatëve. Shtetet federale do të mbështeten në lehtësimin e barrës shtesë të komunave të tyre, siç thuhet në vendimin e Samitit të Refugjatëve, i cili përfundoi të mërkurën, 11.05.2023 në mbrëmje në Berlin.

Deri më tani këtë vit, qeveria federale ka vënë në dispozicion të landeve 2,75 miliardë euro shtesë. Në total, shpenzimet për refugjatët në Gjermani, përfshirë edhe strehimin e refugjatëve nga Ukraina priten të jenë 16 miliardë euro.

Por qeveria qendrore në Berlin thotë se kjo ndihmë për landet nuk është e përhershme, ndryshe nga ç’kishin kërkuar më parë shefat e 16 shteteve federale në takimin në fjalë.  Ky vendim u shty për në nëntor, në mbledhjen e radhës së kancelarit me kryeministrat e landeve. 

Në një konferencë shtypi në orët e vona të mbrëmjes, kancelari Olaf Scholz (SPD) iu referua marrëveshjeve të planifikuara të riatdhesimit me vendet e origjinës, ndërsa duhet të ketë edhe marrëveshje për rrugët e ligjshme të emigracionit. Gjithashtu, sipas Scholz, duhet të promovohet mbrojtja në kufijtë e jashtëm evropianë.

Qeveria federale i ishte referuar më parë miliarda kontributeve që kishte bërë tashmë dhe fillimisht i kishte refuzuar pagesat shtesë. Por landet, si kurrë më parë, u bënë bllok përballë kancelarit dhe kërkuan ndihmë, për përballimin e kostove gjithnjë e më të larta dhe numrin gjithnjë e më të lartë të refugjatëve që hyjnë në Gjermani.

Ministri Federal i Financave, Christian Lindner, kishte theksuar vazhdimisht se qeveria federale nuk mund të shpenzonte më shumë para. “Qeveria federale nuk është e përgatitur të zgjidhë thjesht një problem ekzistues me para,” tha Christian Lindner (FDP) një ditë më parë./DW

Etiketa: berlininjë miliard eurorefugjatet

Ju sugjerojmë

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
Bota

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

19 Shtator, 2025 11:04 pm
Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
Bota

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

19 Shtator, 2025 9:56 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
Bota

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

19 Shtator, 2025 8:05 pm
BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
Bota

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

19 Shtator, 2025 7:30 pm
Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Durrës, digjen katër makina në një garazh
Kronikë

Durrës, digjen katër makina në një garazh

19 Shtator, 2025 5:50 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump sugjeron heqje licencash për TV-të që janë kundër tij

19 Shtator, 2025 5:23 pm
Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Para
Autor i 3 vjedhjeve me dhunë, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

Autor i 3 vjedhjeve me dhunë, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

Kërkonin 10 mijë euro për të kaluar kufirin, arrestohen 29 anëtarë të bandës në Itali

Kërkonin 10 mijë euro për të kaluar kufirin, arrestohen 29 anëtarë të bandës në Itali

Marrëdhëniet me Serbinë/ Lajçak takim me Kurtin: Diskutuam për hapat e mëtejshëm

Marrëdhëniet me Serbinë/ Lajçak takim me Kurtin: Diskutuam për hapat e mëtejshëm

TE FUNDIT

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
19 Shtator, 2025

Udhëheqësi rus Vladimir Putin tha se brezi i ardhshëm i udhëheqjes politike të vendit duhet të përbëhet nga veteranë të...

Lexo më shumë

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
19 Shtator, 2025

Qeveria estoneze i ka kërkuar NATO-s, anëtare e së cilës është, të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të...

Lexo më shumë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
19 Shtator, 2025

Diego Simeone u bë protagonist për keq në humbjen e ekipit të tij, Atletico Madrid, në ndeshjen e Champions League...

Lexo më shumë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
19 Shtator, 2025

Komisioni reagoi ndaj një letre të kohëve të fundit të dërguar nga më shumë se 100 rabinë evropianë drejtuar Presidentes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com