-Jetë dhe Stil

Berlini kryeqyteti i të palumturve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:53 - 14/11/21 |
Opi Nion

Pandemia e COVID-19 i ka bërë në përgjithësi me pak të lumtur njerëzit në Gjermani. Tabelën e të palumturve e kryesojnë banorët e Berlinit. Sipas studimit të fundit të “Glücksatlas” – “Atlasi i Lumturisë” pandemia e COVID-19 e ka ulur nivelin e lumturisë së përgjithshme të njerëzve që jetojnë në Gjermani në një shifrër të re historike.

Të intervistuarve iu kërkua të vlerësonin lumturinë e tyre të përgjithshme në një shkallë nga 0 në 10 – me 0 që do të thotë krejtësisht të pakënaqur dhe 10 plotësisht të lumtur.

Rezultati mesatar i 8,400 vetëve të anketuar ishte 6.58 – dhe kështu më i ulët se vitin e kaluar kur u arrit po ashtu pika e mëparshme e ulët prej 6.74.

Më të pakënaqurit në Berlin

Veçanërisht të pakënaqur janë banorët e Berlinit – kryeqyteti shënoi në vlerë prej 6.2, që është dukshëm nën mesataren kombëtare. Autorët e studimit thonë se kjo është për shkak se shumë njerëz në Berlin janë të vetëpunësuar. Personat e vetëpunësuar shpesh u goditën më rëndë nga mbylljet e COVID./DW

Pas