Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berlin, Bundestagu debate për buxhetin e vitit 2025

2025/07/09 at 6:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Berlin, Bundestagu debate për buxhetin e vitit 2025

Kancelari Friedrich Merz mbron politikën e migracionit që po ndjek qeveria e tij dhe deklaron reformimin e ndihmës sociale. Partia në opozitë AfD e akuzon qeverinë për “ekses borxhesh”.


Në fjalën e tij në Bundestag kancelariFriedrich Merz mbrojti politikën e migracionit që po ndjek qeveria e tij. Me kontrollet e kufijve dhe kthimin e migrantëve ilegalë janë penguar “mijëra hyrje ilegale”, tha Merz të mërkurën (09.07.2025) në Bundestag, ku po debatohet buxheti për vitin 2025. Masat e marra aktualisht për frenimin e migracionit janë të përkohshme, tha kancelari, duke nënvizuar, se po vazhdojnë përpjekjet për një zgjidhje në nivel europian.

Kancelari vlerësoi miratimin e partnerëve socialdemokrat të koalicionit për pezullimin e bashkimit familjar për personat që gëzojnë ligjërisht të drejtën e mbrojtjes përmes sistemit të azilit. Gjithashtu Merz vuri në dukje, se qeveria ka shfuqizuar procedurën e përshpejtuar të dhënies së shtetësisë dhe ka avancuar me ndryshimet lidhur me përkufizimin e vendeve të sigurta. Duke iu adresuar partisë në opozitë AfD lidhur me migracionin, Merz deklaroi, se “Tani juve po iu humbet tema e luftës suaj politike, prej së cilës ekzistoni.”

AfD me tone të ashpra ndaj kancelarit
Në fjalën e saj kryetarja e grupit parlamentar dhe njëkohsish bashkëkryetarja e partisë AfD, Alice Weidel e kritikoi ashpër kancelarin për politikën e migracionit. Ajo i përshkroi kthimet në kufi si pa efekt.

Weidel e akuzoi kancelarin, se “po hedh nga dritarja” paratë e qytetarëve dhe se po i përdor si pretekst shpenzimet e larta për armatimin për “eksseset e borxheve”.

SPD kërkon hapjen e procedurës për ndalimin e AfD-së
Kryetari i grupit parlamentar të socialdemokratëve (SPD) në koalicionin qeverisës, Matthias Miersch, iu kundërvu me fjalë të ashpra AfD-së duke kërkuar hapjen e procedurës për ndalimin e kësaj partie. “Si mund të jetë njeriu kaq zemërgur, kaq i mbushur me urrejtje për të mbajtur një fjalim të tillë, kështu si folët ju tani?” tha Miersch duke iu referuar fjalimit të Weidel-it. Shprehja e saj për “transformim të popullit në shtet” , tha Miersch, të kujton kohët e “doktrinës racore”.

Kur do të rimarrë hov ekonomia?
Sa i përket politikës së brendshme kancelari u shpreh për një “kthesë” në politikën ekonomike, e mundësuar kjo edhe nga marrja e borxheve të reja. Ndonëse në vitin e tretë pa rritje ekonomike, institutet studimore për herë të parë janë duke i rritur pritshmëritë për rritjen koniunkturore. “Ne po e ndiejmë, që atmosfera në vend sërish po përmirësohet”, tha kancelari.

Merz premtoi ndryshime në sektorin e strehimit dhe arsimit në Gjermani. Edhe në politikën sociale do të ketë ndryshime. Në vjeshtë do të paraqitet reforma për ndihmën sociale, mbështetejen financiare për të papunët. Kancelari, vuri në dukje, se sikurse është rënë dakord në koalicion do të referomohet ndihma sociale. Synohet të garantohet sigurimi social bazë “për ata, që vërtetë kanë nevojë për shtetin social”, tha ai.

Unioni konservator CDU/CSU në rritje
Merz në fjalimin e tij deklaroi reduktimin fuqishëm të burokracisë për bujqësinë dhe sipërmarrjet. Procedurat e miratimit për impiantet e energjive të rinovueshme duhet të përshpejtohen ndjeshëm, sipas planeve të qeverisë.

Ekologjistët thonë se ka prapaktheu në mbrojtjen e klimës
Partia ekologjiste dhe e Majta në opozitë kritikuan ashpër politikën e qeverisë. Kryetarja e grupit parlamentar të ekologjistëve Katharina Dröge akuzoi qeverinë, se “po bën prapaktheu të paimagjinueshme lidhur me mbrojtjen e klimës”.

Ndër të tjera ajo kritikoi, që qeveria po investon më pak në shina, në subvencionimin e gazit fosil dhe po planifikon shpime të reja për gaz në Borkum si dhe po zbeh ligjin për ngrohjen. Këto janë “dështim në politikën e klimës”.

E Majta: Paraja nuk mungon, por ajo ndahet në mënyrë të gabuar
Kryetarja e partisë e Majta, Heidi Reichinnek, kritikoi, se koalicioni i konservatorëve dhe socialdemokratëve po i lë njerëzit në baltë. Në buxhet mungojnë paratë për shëndetësinë, për banesa me qira të përballueshme, për qarkullimin urban dhe për ndihmën sociale dhe mbështetjen për prindërit me fëmijë. “Ju po shkurtoni në çdo drejtim, ndërkohë që buxheti për mbrojtjen po shtohet qysh tani me rreth dhjetë miliardë. Por çdo cent, që derdhet për armatime, mungon diku tjetër”, tha Reichinnek. Paraja nuk mungon, por ajo ndahet në mënyrë të gabuar.

Projektbuxheti për vitin në vazhdim parashikon shpenzime 503 miliard euro. Koalicioni i mëparshëm qeverisës nëntorin e kaluar (2024) dështoi pikërisht në debatin për buxhetin. Këto ditë parlamenti po diskuton buxhetin e propozuar nga koalicioni i ri qeverisës mes konsrvatorëve dhe socialdemokratëve. Buxheti do të miratohet në Bundestag pas pushimeve të verës.

Në rritje mbështetja për CDU/CSU
Që me ardhjen në pushtet unioni konservator CDU/CSU (kristiandemokrat/kristiansocial) ka fituar pikë në sondazhe. Aktualisht kuota e mbështetjes është me 30 përqind e të anketuarve. Edhe Friedrich Merz krahasuar me dy muaj më parë ka fituar simpatinë e më shumë qytetarëve që janë të kënaqur me punën e tij./dw



Ju sugjerojmë

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

9 Nëntor, 2025 6:20 pm
Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Para
Rritet numri i apartamenteve të blera nga shqiptarët e Kosovës në Shqipëri

Rritet numri i apartamenteve të blera nga shqiptarët e Kosovës në Shqipëri

Papa Leo takim me Zelenskyn: Vatikani i gatshëm të organizojë bisedimet e paqes

Papa Leo takim me Zelenskyn: Vatikani i gatshëm të organizojë bisedimet e paqes

Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, burgim i përjetshëm për shqiptarin

Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, burgim i përjetshëm për shqiptarin
















TE FUNDIT

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
9 Nëntor, 2025

Ora 18:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit zgjedhor në 5 bashki të vendit ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
9 Nëntor, 2025

Dashi Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë....

Lexo më shumë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com