Aktualitet

Berisha:Vendi i PD më 6 dhjetor është në rrugë, në mbrojtje të vlerave evropiane



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:35 - 02/12/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat iu përgjigj qëndrimit të qeverisë për protestën e thirrur nga opozita më 6 Dhjetor.

Vetëm pak ditë më parë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,  Taulant Balla u shpreh se më këtë akt, kryedemokrati Sali Berisha po thyen çdo normë, kanun e kod të shqiptarit.

Berisha tha se qëndrimi i tyre është koncept komunist, pasi sipas Berishës, të bësh sikur gjithçka shkon mirë, është metodë komuniste.

Po ashtu teksa theksoi se PD ka bërë më shumë se kushdo tjetër për integrimin e Shqipërisë në institucionet perëndimore, Berisha nënvizoi se vendi i saj më 6 dhjetor është në rrugë dhe vetëm në protestë në mbrojtje të vlerave evropiane të Shqipërisë.

“Së fundi dy fjalë për qëndrimin e narkoqeverisë ndaj protestës. Ky është dëshmi e mendësisë komuniste.

Pretendimi se mos na dëgjon bota se gëzojnë armiqtë, është koncept komunist.

Të bësh sikur gjithçka shkon mirë, është metodë komuniste. Propaganda e tij i shërben krimit të organizuar dhue krorupsioit sepse do të përdorë samitin për të maskuar këtë.

Diktatorët e botës përdorin të njëjtën gjuhë.

PD është forca më perëndimore e Shqipërisë dhe shqiptarëve. PD ka bërë më shumë se kushdo tjetër për integrimin e Shqipërisë në institucionet perëndimore. PD është forca e parë që kërkoi futjen e Shqipërisë në NATO, ajo kërkoi asociimin në BE që në vitin 1992 dhe nënshkroi më vonë këtë marrëveshje. Ajo hoqi vizat me BE. Ajo paraqiti kërkesën për kandidat në BE. PD ka votuar gjithmonë pro-Perëndimit.

Prandaj vendi i saj më 6 dhjetor është në rrugë dhe vetëm në protestë në mbrojtje të vlerave evropiane në Shqipëri”-tha Berisha.

Pas