Aktualitet

Berisha:Rama i tregon turpin Bullgarisë si ordiner,në emër të PD kërkojmë ndjesë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:41 - 24/06/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi deklaratat e Edi Ramës mbi Bullgarinë në Samitin e Brukselit, si dhe reagimet që pati Ministria e Jashtme bullgare ditën e sotme dhe tha se i kërkon ndjesë popullit bullgar në emër të Partisë Demokratike.

Berisha tha se Bullgaria ka të regjistruar në arkivat e saj me qindra vendime miqësore me shqiptarët teksa e cilësoi si turp retorikën e Edi Ramës.

“Bullgaria ka të regjistruar në arkivat e saj me qindra vendime miqësore me shqiptarët. Turpi të mbulojë Edi Ramën, që një vendi mik i tregon turpin, si ordiner. Bullgaria është një vend mik dhe çdo qeveritar shqiptar ka gjetur në atë qeveri veçse miq. Bullgaria u bashkua me NATO-n në betejën kundër Serbisë në Kosovë. Bullgaria ka qenë gjithmonë avokat i Shqipërisë dhe del vasali i Vuçiçit për t’ i dhënë turpin atij vendi. Unë i kërkoj ndjesë popullit bullgar në emër të Partisë Demokratike dhe e garantoj se nuk është ky mendimi i shqiptarëve”, tha Berisha.

Ministria e Jashtme e Bullgarisë reagoi lidhur me deklaratat e ashpra të bëra nga kryeministri Edi Rama, kundrejt Bullgarisë, për të cilën tha se një vend i NATO-s ka marrë peng dy shtete të tjera të NATO-s, dhe ky është një turp për ta. Ministria e Jashtme Bullgare i kërkoi Ramës të përshtasë komunikimin në një gjuhë që i përshtatet një politikani të një vendi kandidat për anëtarësim në BE.

Pas