Aktualitet

Berisha:Rama harxhon 150 mijë € për fluturime, s’merr me qira një avion për verën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:39 - 07/06/22 |
Opi Nion

Kreu i PD Sali Berisha në një takim me biznesin e vogël këtë të martë ka folur lidhur me zjarret në Ishullin e Sazanit. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se fluturimet e tij me avion shkojnë deri në 150 mijë euro, por nuk merr me qera një Canadair për situatën e zjarreve gjatë verës.

 “Kreu i qeverisë bredh poshtë e përpjet me avion, 150 mijë euro në fluturime, po një Canadair nuk e marrim dot ne për verën. Programin e biznesit të vogël do e shkruani ju, por ju ftoj bashkarisht të organizojmë rezistencën e merituar ndaj këtij regjimi që sot është monist, që i tillë ekziston vetëm në Bjellorusi. Nuk duhet të kemi asnjë kompleks, s’duhet të na ndodhin këto, se jemi vend anëtar i NATO-s”, tha Berisha në takim me biznesin e vogël.

Berisha akuzoi qeverinë për represion dhe ndër të tjera tha se qeveria “mendon se si të plaçkitë tjetrin në çdo veprim”.

 “Shpreh mirënjohjen më të thellë për punën e sakrificat që bëni, por njëkohësisht dhe keqardhjen më të madhe për represionin e vërtetë që iniciativa juaj e lirë pëson nga një regjim, nga një qeveri e cila ka tipar kardinal vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen. Dua t’ju them se hajduti nuk ka as profesion, as moral, as përgjegjësi zyrtare, është vetëm hajdut dhe mendon se si të plaçkitë tjetrin në çdo veprim. Po të analizoni këtë qeveri, të gjithë veprimtarinë e saj ndaj jush, është e tëra se si t’u intimidojë njëlloj si hajduti që futet natën në shtëpinë dhe ta zbraz shtëpinë dhe këta me praktika nga më antiligjore, antikushtetueset janë vërsulur si lukuni mbi ju, duke bërtitur me propagandën e tyre se jemi të vetmit në Europë që nuk tatojmë biznesin e vogël, me pacipësi absolute se jemi këta, jemi ata paçka se ju vënë në krye një Sude apo Xhaferr siç ishte drejtori i tatimeve që ndërtonte piramida me paratë tuaja dhe njerëz të cilët, zyrtarë të cilët, pavarësisht nëse kanë shkolla apo jo, kanë studiuar për financa apo ekonomi, në të gjithë praktikat e tyre nuk mendojnë gjë tjetër, vetëm si tju grabisin ju, biznesin e vogël, për të cilët ju jeni njerëz anonimë. Ata janë një me oligarkët dhe gjithë interesat e tyre bien mbi ju”, tha Berisha.

Pas