Politikë

Berisha:Nëse gjykata regjistron edhe 18 Dhjetorin, do ishte zhbërje e pluralizmit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:15 - 01/04/22 |
Opi Nion

Gjykata i regjistroi Kuvendin Kombëtar të PD të 11 dhjetorit, duke ndryshuar logon dhe statutin e partisë nën drejtimin e Komisionit të Rithemelimit.

Gjatë një interviste të ish-kryeministrit Sali Berisha në “Tv Klan” është diskutuar lidhur dhe me mundësinë që gjykata të regjistrojë Kuvendin e 18 dhjetorit të thirr nga Basha.

Për këtë, Berisha tha se do të ishte shkatërrimi i pluralizmit politik në vendin tonë.

Sali Berisha: Sipas ligjit shqiptar, çdo parti dhe shoqatë është e detyruar të regjistrojë statutin në gjykatë. Dhe është e detyruar gjykata brenda 30 ditësh t’i kthejë përgjigje, nuk ka të bëjë këtu me asnjë lloj procesi tjetër. Gjykata shikon statutin nëse përputhet ose jo me Kushtetutën. Ky është i tërë procesi. Nuk ka asnjë proces tjetër këtu. Gjykata e shtyu sepse pala tjetër kërkoi dorëheqjen e gjyqtarit etj. Pra këtu nuk kemi të bëjmë me asnjë proces tjetër, përveçse me regjistrimin të thjeshtë në gjykatë si të çdo shoqate dhe force politike.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse gjykata do të regjistronte edhe statutin e dalë nga Kuvendi i 18 Dhjetorit, që u thirr nga ish-kreu i PD Lulzim Basha, Berisha tha: “S’mund të ndodhë kjo, nuk e regjistron dot”.

Arjan Curi: Po e regjistron, pse çfarë ka? Këtu gjykatat tona kanë bërë çudira të jashtëzakonshme…

Sali Berisha: Mund të bëjë Edi Rama çdo gjë, po ajo nuk ka asnjë vlerë ama.

Arjan Curi: Do ta njihni ju këtë gjë apo jo?

Sali Berisha: Sigurisht që nuk mund të njihet. Sigurisht që unë njoh statutin që kam dërguar dhe që ka njohur gjykata dhe ai është statuti i PD. Nëse gjykata merr përsipër të zhbëjë pluralizmin politik në Shqipëri, ai është një vendim antihistorik me të cilin sigurisht do të përballet me pasojat, ai që organizon këtë.

Pas