Aktualitet

Berisha:Me urdhër të Beogradit, Rama arreston Ballist Morinën, të lirohet urgjent


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:22 - 25/05/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka njoftuar këtë të mërkurë se me urdhër të Beogradit kryeministri Rama ka arrestuar fansin e kombëtares tonë Ismail Morina.

Sipas Berishës Morina u arrestua si hakmarrje për dronin qe lëshoi ne stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit. Në një status në rrjetet sociale kreu i PD-së thotë se Ismail Morina  është shndërruar në njeriun më të persekutuar që nga ajo kohë, ndërsa ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

“Rama me urdhër të Beogradit arreston superfansin e kombëtares tone Ismail Morina.

Kerkoj lirimin e tij urgjent.

Te dashur miq, me urdhër te Edi Rames arrestohet sapo vuri këmben ne dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje për dronin qe lëshoi ne stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe qe harboi fare ultranacionalistet serb me ne krye serbomadhin Vuçiç.

Qe nga ajo kohe Ismail Morina është shndërruar ne njeriun me te persekutuar ne Ballkan. Rama dhe Vuçiç përkatësisht shërbimet e tyre sekrete kane montuar kundër Ballistit kurthe te ulta dhe sajuar akuza pa asnjë baze.

Dënoj me ashpërsinë me te madhe arrestimin e Morines dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm te tij. Ju beje thirrje te gjitha organizatave ndërkombëtare të të drejtave te njeriut te ndërhynë për lirimin e tij te menjëhershëm dhe te dënojnë persekutimin politik te Morines nga binomi famëkeq Rama-Vuçiç. Sb”-shkruan Berisha.

Pas