Në një deklaratë për mediat nga selia blu këtë të hënë, kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi Kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe kreun e Agjencisë së Mbikqyrjes policore, Ardi Veliu, se kanë vrarë për herë të dytë, Lear Kurtin.
Sipas Berishës me urdhër të tyre viktima u deklarua person i dyshimtë dhe kriminel si dhe me urdhrin e Ardi Veliut policia deklaroi se e çoi të gjallë në spital.
Më tej Berisha ftoi qytetarët që të vazhdojnë protestat në mënyrë që këto krime të mos përsëriten.
“Të gjitha këto u bënë me urdhër të Edi Ramës dhe Bledi Çuçit. Me urdhrin e tyre, viktima u deklarua i dyshimtë dhe delinkuent. Me urdhrin e tyre, Ardi Veliu deklaroi se policia e çoi të gjallë në spital.
Me urdhrin e tyre, u bë me urgjencë autopsia me urgjencë për të fshehtë të vërtetën.
Me urdhrin e tyre u gjet qesja plastike me drogë në stomak. Me urdhrin e tyre u dha se vdiq nga overdoza.
Pra, vrasësi për herë të dytë i Lear Kurtit është Edi Rama, Çcuci dhe kriminel i tyre Ardi Veliu.
Ndaj ftoj qytetarët që të vazhdojnë protestat më gjithë forcën e tyre, në mënyrë që këto krime të mos përsëriten.
Mos harroni se secili prej jush mund të jetë viktimë e këtyre banditëve të pakontrolluar, që kryejnë veprime të diktuara nga droga që marrin, dhe droga që shpërndajnë”-tha Berisha.