Kryetari i Partsë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat tha se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës digjitale kanë marrë pjesë hakera iranianë, vetë qeveria, rusët dhe serbët. Sipas tij, këtë të vërtetë opozita e ka konfirmuar nga burime serioze.
“Asnjë urdhër nuk mund të zbatohet më bazuar në dokumentim shkencor të personit. E sigurt është që ky është një bashkëpunim qeveritoaropoliceske, operacion i paprecedentë përveçse me shtetin e mafies në Shqipëri. Në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës digjitale janë hakera iraninë, janë hakera të qeverisë, rusë dhe serbë. Kjo është një e vërtetë e konfirmuar për opozitën nga burime shumë serioze. E them këtë për t’iu thënë të vërtetën shqiptarëve të cilët ua fsheh Edi Rama dhe klika e tij. Shqiptarët janë dëshmitarë se hakërimi masiv i të dhënave të tyre personale filloi me dorëzimin e tyre nga patronazhistët, vazhdoi me targat, letërnjoftimet. Prat ë gjtiha këto janë pa diskutim, se unë s’besoj se u dha Irani të dhënat patronazhistëve. Ajatullah ka interesa të tjera, po ua dha Edi Rama me grupin e tij.’- tha Berisha./Opinion.al