Aktualitet

Berisha:Deputetët e PD-së kërkojnë rritjen e pagave me 25%, thirrën në interpelancë Ramën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:37 - 23/11/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar ditën e sotme u shpreh se janë përgatitur 23 amedamente për buxhetin e vitit 2023, të cilat do të paraqiten në Parlament.

Berisha tha se deputetët e PD-së kërkojnë rritjen e pagave me 25%, ndërsa shtoi se kanë thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama në seancën plenare të së enjtes.

“Mbledhja është një mbledhje pune shumë e rëndësishme për shkak të rendit të ditës, tepër i veçantë. Janë buxheti i shtetit, për të cilin deputetët e PD-së kanë përgatitur 23 amendamente, kanë thirrur në interpelancë dhe Edi Ramën. Amendamentet e paraqitura përbëjnë natyrisht një përmbysje reale të planifikimit dhe shpërndarjes së buxhetit, nga një buxhet për t’u vjedhur, në një buxhet në shërbim të qytetarëve, nevojave të tyre, rrogave dhe pensioneve të tyre, më të ulëtat në rajon, dhe që me këtë buxhet bëhen edhe më të ulëta siç e paraqitën ata. Në buxhet, në amendamentet e përgatitura, janë përparësuar, pas rrogave dhe pensioneve, ku kërkohet një rritje 25 përqind e rrogave dhe pensioneve, një rritje shumë e ndjeshme e tyre, janë përparësuar buxheti për arsimin, i cili përsëri është diskriminuar, është përparësuar buxheti për shëndetësinë, janë përparësuar lëvizje dhe masa fiskale në favor të qytetarëve për të ulur përballimin e çmimeve të tmerrshme që ka sot. Do kërkohet ulja e TVSH në 6 përqind për energjinë dhe ushqimet, barazimi i TVSH-së për produktet bujqësore, heqja e akcizës së gazit, limiti i arkës, rimbursimi i të gjitha dëmeve të Covid-it për bizneset”, u shpreh Berisha./Opinion.al

Pas