Ish kryeministri Berisha rikthehet në Parlament pasi u përjashtua me 10 ditë. Ai e ka zëvendësuar mungesën e së enjtes së kaluar duke folur mbi një orë pa pushim në foltoren e parlamentit.
Berisha e cili me akuza për Ramën, për të cilin tha:
I dhashë një këshillë që ma kishte dhënë në fëmijërinë time të hershme një mësues ndaj të cilit i jam Rama e Berisha ne Kuvend shumë mirënjohës, mos lexo asgjë që s’kupton, para të tjerëve se del byk, byk, dhe e vërteta është që këtë këshillë njeriu i vetëm që s’mund të ma pranojë është Edi Rama, sepse po ti përmbahet kësaj do flasë vetëm për zhgaravinat dhe asgjë tjetër, që s’ia hedh kush sytë për foto, llogje, retorikë boshe. Je i pafajshëm se nuk di çdo të thotë ky bazohet zhvillimi, nuk di zhvillim i qëndrueshëm, je tabula rasa në këto koncepte atëherë flet ashtu si fole, nuk di ç’do të thotë investime, klimë biznesi, rritje ekonomike, borxh publik, ndaj dhe flet këtu pak më të thënë analfabet, por analfabet plus disa gjëra të tjera mbrapa.
Berisha- deputetëve të PS: O tendermenë, tenderat ju shkaktojnë gazrat më të mëdha, po ju jeni tendermenë, ka dhe ca të tjera, por tendermenë po, BerishaRamës: Mësoje mirë o zhgarravitës, se zhvillimi fillohet me rrugën Berisha Ramës: U ktheve te Adil Çarçani, e ktheve në kohën e Çarçanit Kryeministrinë pa asgjë teknologjike, në një kohë kur në mbarë evropën ekabinetet janë domosdoshmëri, jo luks, por me ato kursen taksapaguesve bojë e letër, daktilografistë e shkresëbërës, i zhduke këto i ktheve në kohën e dajë spiros. Tu zgjua geni e të tërhiq mbrapsht. Hiqi se i vuri armiku Berisha dhe me armikun ka politikë zero dhe e dogje kabinetin.
Berisha për Ramën e Koçon: Kësaj zonjës që doli dhe tha këtu për investimet, vetëm në fshatrat e bregut, janë investuar 37 mln euro nga BB. Kanë ngelur vetëm 1 ose 2 rrugë të vogla pa asfaltuar dhe në vend të më falenderosh mua pasi të kam krijuar gjithato kushte
të pleqërosh me Kocon, se hera e parë në jeten time të dëgjoj një burrë që do pleqëroj me një burrë tjetër, në respkt të plotë të ligjeve të këtij vendi të shpallura nga unë, i qëndroj besnik dhe i respektoj.
Berisha për Fidel Yllin: Në lidhje me deklaratën e këtij të fundit që bëri në një studio televizive ku ftoio gazetarët dhe analistët të hynin në mbledhjen e KKTsë ku do prezantohej projekti për stadiumin. Por gazetarët nuk hynë se nuk u lejuan nga Garda:
Me atë që u bëre gazetarëve ti Fidel duhet të zhdukesh për 2 muaj të ikësh nga parlamenti mos të dalësh para kamerave. Për besëprerje të tuprshme pse si ktheve përgjigjëe ti atyre? E ka bërë në Tonight ftesën hajde me mua nesër. Do ta sjellim këtu emisionin në parlament, se ndaj bërtet ti. Po ty të akuzoi gjithë media pse sdole të thoshe jo more. Kur të them un të kap tmerri i këtij, (Ramës), pse nuk fole mor Fidel kur të akuzuan gjithë mediat? U ktheve prap në badikuard ti? e ke lënë atë punë ti je deputet tani. I ke marrë gjithë ato dënime në gjykatë si shpifës ordiner, pikëriasht prej këtij, (Ramës).