Aktualitet

Berisha zbulon me çfarë do njihen shqiptarët nesër: Ftoj dhe socialistët të marrin pjesë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:28 - 11/11/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat është ndalur te protesta e thirrur e opozitës ditën e nesërme, për të cilën tha se shqiptarët po e presin me padurim.

Berisha vijoi akuzat ndaj Ramës për vjedhje ndërsa e cilësoi kreun e qeverisë armik të egër të opozitës pas Enver Hoxhës.

Po ashtu Berisha tha se qytetarët nesër do njihen me alternativën antikrizë të PD dhe të opozitës, teksa ftoi shqiptarët, demokratët por dhe socialistë që janë afër opozitës të marrin pjesë.

“Një armik i egër i opozitës, pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i papajtueshëm me opozitën. Shqiptarët e shohin se çfarë fjalori të ulët prej halabaku ordiner përdor ky njeri për opozitën. Shqiptarët konstatojnë se i mbruajtur me edukatën e babait xhelat, trashëgiminë e dajos xhelat ky ka për kundërshtarin psikologjinë e xhelatit.
Të gjitha këto janë temat e protestës. Qytetarët nesër do njihen me alternativën antikrizë të PD dhe opozitës. Ftoj çdo shqiptar, demokratë, qytetarë pa parti, anëtarë të partive të tjera opozitare, por dhe socialistë që janë shumë më afër nesh se sa sektit të Rilindjes të çelim me atë protestë një lëvizje të fuqishme që ka si synim madhor përmbysjen e këtij regjimi antishqiptar. Ka si synim madhor rikthimin e Shqipërisë në standertet demokratike, votën e lirë, ndëshkimin e hajdutëve të pasurive të saj e fondeve publike, shpartallimin e krimit të organizuar me zero tolerancë, vendimet për Shqipërinë mos merren në Beograd, Ankara, përvec se në Tiranë nga shqiptarët. Të largojmë pra një person një antishqiptar, një armik të qenies sonë sa më parë nga pushteti. Protesta ju e shihni, sirenat e zemërimit e urrejtjes së papërmbajtur ndaj kësaj qeverie, e dhimbjes, mjerimit të shqiptarëve, po ulërijnë në zemrat e gjithë shqiptarëve në katër anët e vendit. Mirënjohje për ata që do mbushin rrugët e sheshet nesër”-tha Berisha./Opinion.al

Pas