Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Yuri Kim ka qenë promotore e tenderave korruptivë pa garë

2023/02/03 at 1:06 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Yuri Kim ka qenë promotore e tenderave korruptivë pa garë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar akuzat për ambasadoren Yuri Kim duke e quajtur një lloj McGonigal i hapur.

Berisha ka thënë se ambasadorja në përpjekjet e saj antikushtetuese dhe antidiplomatike ka dashur të shkatërrojë opozitën.

Kryedemokrati ka rreshtuar disa akuza për ambasadoren amerikane duke përmendur se ajo ka mbrojtur koncesionin e Skavicës pa tender, ka mbrojtur koncesionin e Butrintit pa tender dhe se ka qenë promotore e bizneseve të padrejta, dhe këto sipas Berishës  janë baraz me korrupsion.

“Në mbështetjen e verbër të këtij regjimi, Yuri Kim ka qenë një lloj McGonigal i hapur.

Në dy aspekte, e them dhe do ta them.

Në përpjekjen e saj antikushtetuese dhe antidiplomatike për të shkatërruar opozitën. Dhe kjo është në një zinxhir deklaratash.

Por ajo mendoi se unë mund të shantazhohesha.

Ndër të tjera, i thotë një deputeti të PD-së, si mesazher: shko dhe thuaji, nëse deri nesër Sali Berisha nuk pranon këtë ose atë, ndaj fëmijëve të tij dhe atij, do merren këto masa.

I përgjigjemi, mos pritni nesër, merrini sot.

Nëse u kujtohet, Lul Brava u thoshte bashkëpunëtorëve të tij se do e pësojnë keq fëmijët e tij apo ai.

Ajo ka tejkaluar çdo limit në këtë aspekt. Por ajo ka qenë promotore e bizneseve të padrejta, promotore e bizneseve pa tender të hapur dhe ato jana baraz me korrupsion.

Ajo ka mbrojtur koncesionin e Skavicës pa tender.

Ajo ka mbrojtur koncesionin e Butrintit pa tender.

Ajo ka mbrojtur koncesionin për shndërrimin e TEC-it të Vlorës në gaz, që kushton 120 milionë euro, kur ndërtimi kushtoi 110 milionë.

Unë kam punuar shumë që kompanitë të vijnë në Shqipëri, por nuk kam pranuar kurrë të vijnë pa tender të hapur.

Pse? Sepse Bechtel është një gjigant në ndërtim, por SHBA kanë gjigantë të tjerë në ndërtim dhe ardhja e tyre në tender është në interesin e shqiptarëve që do zgjedhin ofertën më të leverdishme.

Unë e quaj akt të mirëfilltë korruptiv Butrintin. Pse e them këtë për Rothschild-ët? Sepse kanë qenë gardianët më kryesore të këtij parku, kanë bërë promovim të shkëlqyer të parkut. Kanë krijuar fondacionin. Por kishin një gjë, ruajtja e tërësisë së parkut. Unë jam dëshmitar i demarsheve që bënin ata kur bëhenin ndërtime në zonën e parkut. Sepse ata kishin konceptin e tërësisë së parkut.

Ndërsa në këtë koncesion, Fondi mori qytezën, Rama mori Kepin e Stillës. Shqipëria u gjymtua tërësisht Parku i Butrintit. Parku nuk ishte vetëm qyteza. Në Kepin e Stillës ka një mrekulli natyrore.

Zonja e ka përkrahur me gjithë forcën këtë gjymtim. Kur diplomatët tanë ia kanë ngritur zotit Riker çështjen e Portit të Durrësit, në atë takim zonja ka mbajtur një qëndrim absolutisht në kundërshtim me interesat e shqiptarëve. Ka thënë se po merret FBI me këtë problem. Çka më bën të dyshoj se ka qenë McGonigal edhe në këtë aferë.”, tha Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Blinken niset për në Francë për të rigjallëruar Aleancën Transatlantike
Bota

Blinken: Plani kinez i paqes nuk i jep fund agresionit rus në Ukrainë

23 Mars, 2023 8:44 pm
A rrezikon Elbasani përplasje para zgjedhjeve lokale? Gjiknuri: Nëse opozita organizon…
Politikë

A rrezikon Elbasani përplasje para zgjedhjeve lokale? Gjiknuri: Nëse opozita organizon…

23 Mars, 2023 8:39 pm
“Tregjet janë këneta”,Braçe:Luftoni abuzimin, ose me tregtarët ose me fshatarët
Politikë

Braçe: Bujqve t’u paguhen pagesat e vonuara nga grumbulluesit

23 Mars, 2023 8:32 pm
Sllovakia i dorëzon Ukrainës avionë luftarakë
Bota

Sllovakia i dorëzon Ukrainës avionë luftarakë

23 Mars, 2023 8:29 pm
Orban kundër Gjykatës Ndërkombëtare: Nëse Putin shkel në Hungari, ne nuk do ta arrestojmë
Bota

Orban kundër Gjykatës Ndërkombëtare: Nëse Putin shkel në Hungari, ne nuk do ta arrestojmë

23 Mars, 2023 8:03 pm
Shqetësime për sistemet bankare në mbarë globin
Bota

Shqetësime për sistemet bankare në mbarë globin

23 Mars, 2023 7:56 pm
Pse qeveritë e botës po godasin TikTok?
Bota

Pse qeveritë e botës po godasin TikTok?

23 Mars, 2023 7:42 pm
Këlliçi dorëzon mandatin, kritika PD: Nuk i kemi shërbyer qytetarëve me sherrnajën tonë
Politikë

Këlliçi dorëzon mandatin, kritika PD: Nuk i kemi shërbyer qytetarëve me sherrnajën tonë

23 Mars, 2023 7:26 pm
Shenjat e Horoskopit që mund t’ju tradhtojnë shumë lehtë
Life Style

Shenjat e Horoskopit që mund t’ju tradhtojnë shumë lehtë

23 Mars, 2023 7:14 pm
Prokurori i Manhatanit: Trump krijoi pritshmëri të rreme për arrestimin e tij
Bota

Prokurori i Manhatanit: Trump krijoi pritshmëri të rreme për arrestimin e tij

23 Mars, 2023 7:00 pm
Para
Protestë kundër Vuçiç, opozita serbe: Nuk do të lejojmë pranimin e pavarësisë së Kosovës

Protestë kundër Vuçiç, opozita serbe: Nuk do të lejojmë pranimin e pavarësisë së Kosovës

Emri/ Caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë vulën e PD

Emri/ Caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë vulën e PD

New York Times: Ish-zyrtari i FBI ndërmori hapa në dobi të kryeministrit Rama

New York Times: Ish-zyrtari i FBI ndërmori hapa në dobi të kryeministrit Rama

TE FUNDIT

Blinken: Plani kinez i paqes nuk i jep fund agresionit rus në Ukrainë

Blinken niset për në Francë për të rigjallëruar Aleancën Transatlantike
23 Mars, 2023

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha ligjvënësve të mërkurën se mbështetja diplomatike dhe materiale e Kinës për Rusinë...

Lexo më shumë

A rrezikon Elbasani përplasje para zgjedhjeve lokale? Gjiknuri: Nëse opozita organizon…

A rrezikon Elbasani përplasje para zgjedhjeve lokale? Gjiknuri: Nëse opozita organizon…
23 Mars, 2023

Teksa shprehet i bindur për fitoren e socialistëve në Elbasan, Damian Gjiknuri, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, thotë se...

Lexo më shumë

Braçe: Bujqve t’u paguhen pagesat e vonuara nga grumbulluesit

“Tregjet janë këneta”,Braçe:Luftoni abuzimin, ose me tregtarët ose me fshatarët
23 Mars, 2023

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe kërkoi në Kuvend miratimin e nismës së tij për një akt ligjor që i...

Lexo më shumë

Sllovakia i dorëzon Ukrainës avionë luftarakë

Sllovakia i dorëzon Ukrainës avionë luftarakë
23 Mars, 2023

Sllovakia i ka dorëzuar Ukrainës katër prej avionëve të saj luftarakë të epokës sovjetike, MiG-29 , tha ministri i Mbrojtjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com